Të paktën tre të vdekur dhe gjashtë të plagosur në Würzburg të Gjermanisë

84 Lexime

Sipas informacionit të mediave gjermane, një person ka sulmuar disa njerëz me thikë – të paktën tre persona vdiqën dhe gjashtë të tjerë u plagosën, disa rëndë. Autori i krimit është ndaluar nga një e shtënë në këmbë, informon portali Shtegu.

Për momentin nuk ka më asnjë rrezik për popullatën, kanë thënë nga policia gjermane. Zonat në qendër të qytetit janë ende të bllokuara. Një reporter i DPA-së në vend raportoi se kishte shumë ambulanca dhe automjete të shumta policie në rrugë.