Tani është e sigurt se infermierja austriake (49) vdiq nga një reagim i vaksinës

112 Lexime

Tashmë është konstatuar me siguri: Infermierja 49-vjeçare, e cila ishte vaksinuar me „AstraZeneca“ në Zëettl të Austrisë, vdiq nga një reagim i vaksinimit.

Rasti i dy infermiereve nga Zëettl bëri jehonë të madhe: Të dyja ishin vaksinuar me „AstraZeneca“ dhe te që të dyjat më pas u zhvilluan çrregullime të mpiksjes. Përderisa infermierja më e re (34) mbijetoi në spitalin në Zëettl, 49-vjeçarja vdiq në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës, shkruajnë mediat austriake, transmeton Shtegu.com.

Tani është e qartë: 49-vjeçarja vdiq nga një reagim vaksinimi. Çrregullimi i koagulimit është një nga shumë reagimet e mundshme të vaksinës. Sipas specialistit të mpiksjes Sabine Eichinger nga MedUni Vjenë, ky çrregullim ndodh shumë, shumë rrallë.

Sinjalet e alarmit janë dhimbje koke të forta, të përziera ose dhimbje në këmbë.

Megjithatë, vaksinimi i koronës është i sigurt, theksoi Eichinger gjithashtu për „ORF“. Nëse trombozat e rralla zbulohen në kohë të duhur, ato mund të trajtohen mirë, sipas Eichinger.
Tani thuhet se janë tetë viktima pas një vaksinimi „AstraZeneca“ dhe shtatë pas „vaksinimeve Biontech“.