Studion në Gjermani, por mendjen në vendlindje

79 Lexime

Parid Ndrekës i pëlqen Kreuztali. Atij i pëlqejnë fshatrat pasi nuk ka ndërtesa të larta. Apo edhe Kredenbachu. Aty ka një liqe të vogël, ndjehet i qetë dhe disa herë ka qenë atje. Në fakt, ai vjen nga Shqipëria

Ai qëndron i ulur në një fushë në Hölderlin-Campus, këmbëkryq, duke i mbrojtur sytë nga dielli që e verbon. Në Siegen ai kishte ardhur për herë të parë në vitin 2010 për masterin e tij. „Përvojën e parë këtu e bëra me trenat gjermanë. Ditën e parë në Gjermani dashta të udhëtoj me tren dhe konduktori më tha: „Këtu nuk mund të bleshë biletë, automati është i prishur. Asnjë fjalë nuk e kuptova“, shpalos kujtimet e tij Paridi.
Një vit qëndroi në Gjermani, e më pas u kthye në vendlindje. Por në vitin 2013, ai përsëri erdhi në Gjermani për të kryer një master të ri në mekatronikë. „Këtu kam krijuar shumë miq dhe kontakte, të cilët mund të më ndihmojnë edhe në aspektin finaciar“, arsyetohet ai. Por, ai më së shumti shpreson në rrethinën ku banon dhe profesorët e niversitetit, edhe pse në mes të Universitetit të Siegenit dhe universitetit në vendlindje ka një dallim të madh. Hierarkia në universitetet gjermanë është e ndryshme, pasi në to hulumtohet më tepër. „Në vendin tim studiohet vetëm teoria, këtu përdoret edhe praktika, prandaj mund të arrihet më tepër“, vazhdon më tej. Parid Ndreka gjithnjë ka pasur dëshirë të studiojë jashtë vendit, e sidomos masterin e tij kishte dashur ta kryejë në ndonjë universitet tjetër. „Për fat të mirë unë e kam këtë mundësi. Kjo është diçka më e mira në jetë që mund të më ketë ndodhur“, pohon ai. Por, ai e ka shumë rëndë që në Gjermani të ndjehet si vendas. Mentaliteti i njerëzve këtu është krejt ndryshe nga ai në vendlindje. „Nuk është lehtë të thyhen barrierat e njerëzve këtu. Por, po që se arrin t`i tejkalosh ato, atëherë mund të vërtetohesh se sa mikpritës janë“. Parid Ndreka pohon se dëshiron të qëndrojë kohë më të gjatë këtu, edhe pse më parë atij nuk i kishte shkuar mendja për një gjë të tillë.
„Është duke më munguar vendlindja, por kur të merret parasysh situata financiare e ekonomike, atje është shumë vështirë të gjendet një vend pune“, thotë Paridi. Atij i mungon edhe familja, por për të prioritet është karriera e tij dhe kjo mund të vërehet në çdo fjalë kur ai flet për të ardhmen. „Nuk është lehtë të mbijetohet po nuk ke ndonjë punë“. Asnjëherë nuk dihet se çka mund të sjellë jeta. Natyrisht se ai do të punësohej në vendlindje, por fundi-fundit edhe kudo qoftë tjetër.
Në fund, Paridi ka theksuar se gjermanët nuk janë edhe aq të distancuar dhe nuk e ka të vështirë të krijojë miqësi të shumta.