Sindikata Unia kërkon një pagë minimale prej 5 000 frangash për gratë në Zvicër

141 Lexime

Sindikata Unia kërkon një pagë minimale prej 5 000 frangash në muaj për gratë. Atyre u thuhet se puna e tyre është më pak e vlefshme, gjë që me të drejtë i bën ato „të zemëruara“, tha presidentja e sindikatës Vania Alleva të premten në Bernë me rastin e grevës feministe

Është skandaloze që pothuajse një në dy gra që kanë mbaruar praktikën, fitojnë një pagë më pak se 5 000 franga. Dhe është e pabesueshme që gratë në Zvicër ende fitojnë 1 500 franga më pak në muaj se burrat, shtoi Vania Alleva. Së fundi, është skandaloze që Migros mund të pushojë nga puna gratë shtatzëna pa u shqetësuar.

Është gjithashtu krejtësisht skandaloze që një në tri gra janë ende viktima të ngacmimeve seksuale në punë. Dhe është e turpshme për Zvicrën e pasur që një e katërta e grave preken nga varfëria në pleqëri, transmeton portali Shtegu. Të gjitha këto simptoma janë ato të një shoqërie që zhvlerëson gratë dhe punën e tyre dhe përçmon performancën e tyre, mendon sindikalistja.

Shoqëria, politikanët dhe punëdhënësit përfitojnë nga zhvlerësimi sistematik i punës së grave, denoncon Unia. Pikërisht në sektorët me një përqindje të lartë të grave, pagat fillestare janë të ulëta dhe rritja e pagave është e pamjaftueshme.