Shtetasi maqedonas plagosë një serb me thikë
19:35:07 2017-02-02
Të mërkurën, më 01.02.2017, është shkaktuar një zënkë në një qendër strehuese në rrugën „Saarstrasse“ në Herford të Gjermanisë. Komisioni mortor gjerman është duke e hetuar rastin.
Rreth orës 16:25, në qendrën strehuese në Herford është shkaktuar një zënkë në mes të një shtetasi 21-vjeçar maqedonas dhe një shtetasi 24-vjeçar serb. Gjatë zënkës, shtetasi maqedonas e ka therë me thikë serbin në supe, duke i shkaktuar lëndime të dukshme. Truprojeve të qendrës u shkoi përdore që ta çarmatosin sulmuesin, deri në arritjen e policisë, e cila e arrestoi shtetasin maqedonas.
Viktima është dërguar në spitalin më të afërt, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, njofton „Shtegu.com“. Shtetasi serb është jashtë rrezikut për jetë.
Komisioni 14 anëtarësh mortor gjerman „Saar“, të cilin e përbëjnë nëpunësit policorë nga Bielefeldi dhe Herfordi, i ka ndërmarrë hetimet për rastin në krye me kryekomisarin për krime, Jürgen Kollien.