Shtetasi i MV ka vozitur 16 vjet pa patentë shoferi në Austri

26 Lexime

Plot 16 vjet! Është e mahnitshme që dikush mund të drejtojë një veturë pa patentë shoferi për kaq kohë të gjatë pa u kapur. Një shtetas i Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Wels të Austrisë, me sa duket nuk i ishte nënshtruar kurrë një kontrolli policor gjatë gjithë kohës. Fatmirësisht, gjatë kësaj kohe ai nuk kishte shkaktuar ndonjë aksident.

Gjatë një kontrolli rutinë të vozitësve dhe automjeteve të shtunën rreth orës 10:40, oficerët e policisë në ëels i kërkuan vozitësit 33-vjeçar dokumentet e tij. Burri, një shtetas i Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Wels, ua dorëzoi zyrtarëve certifikatën e regjistrimit të veturës së regjistruar, transmeton portali Shtegu. Megjithatë, ai nuk kishte patentë shoferi.

Më në fund, shtetasi i Maqedonisë së Veriut ka pranuar para policëve se asnjëherë nuk ka pasur patentë shoferi dhe ka vozitur vazhdimisht pa patentë gjatë 16 viteve të fundit. Ai tani është denoncuar dhe duhet të llogarisë me një gjobë të madhe.