Shqiptari në Zvicër denoncon një person që e pa me kallashnikov në shitore

310 Lexime

Në vend që të përdorte një shportë ose një çantë tregu, një i ri shkoi në Aarburg të Zvicrës për të tregtuar me një armë. Në një filial të shitores Denner, ai shëttiti me një kallashnikov mbi supe. Veprimi i tij shkaktoi një intervenim të madh policor

Disa klientë, ky veprim i bëri të ndjeheshin të frikësuar: Një njeri i panjohur hyri në filialin e Dennerit në Aarburg me një pushkë automatike AK-47, e njohur më mirë si kallashnikov. Personi i armatosur tashmë kishte rënë në sy rrugës. Shqiptari Blerim Ejupi ishte jashtë me të birin, kur e vërejti të armatosurin. „Ne filluam të bisedojmëme te“, thotë Blerimi për transmetuesin rajonal Tele M1, informon Shtegu.com. «Donim të dinim nga ai nëse arma ishte e vërtetë. Biseduam me te derisa ai shkoi në Denner».

Blerimit nuk i pëlqeu kjo skenë dhe e thirri policinë. „U fshehëm këtu“, shpjegon më tej ai. „Herë pas here hynim në shitore për të parë se çfarë po bën“. Për rreth pesëmbëdhjetë minuta, Blerimi po e informonte policinë në telefon për situatën.

Sapo personi i armatosur po largohej nga shitorja, policia arriti në vendngajrje dhe e arrestoi. Bernhard Graser, zëdhënësi i mediave për Policinë Kantonale në Aargau shpjegon: «Atëherë e vërejtëm se ishte një kallashnikov i vërtetë. Sidoqoftë, ai nuk ishte i mbushur». Gjithashtu u konstatua se personi në fjalë armën e kishte me leje dhe po e mbante pa qëllime kriminale.

Kur u mor në pyetje, u vërtetua se ai nuk kishte menduar shumë për zbavitjen e tij të armatosur gjatë tregtimit. Graser shtoi: „Kushdo që është në lëvizje me një armë duhet ta mbajë atë të fshehur – për shembull në një çantë – dhe duhet të shkojë direkt nga A në B“. Një argëtim i tillë është një ide e keqe.

I armatosuri tashmë është lënë i lirë, por është e mundur që ai do të duhet të përgjigjet për shkeljen e Ligjit të armëve.