Shqiptari kërcënohet me thikë nga një nazist austriak që ia vidhte alkoolin

Date:

Rreth orës 7.15 të mëngjesit, më 30 maj 2020, një shtetas shqiptar 61-vjeçar nga rrethi Gmunden në Austri, ka raportuar në Inspektoratin e Policisë Bad Ischl se ai ishte kërcënuar me thikë nga fqinji i tij 38-vjeçar. Zyrtarët e gjetën të akuzuarin pak kohë më vonë në divanin në banesën e tij, në një gjendje dukshëm të dehur. Në fillim, ai u soll ashpër ndaj zyrtarëve, veçanërisht pasi u pyet për katër thikat që u gjetën në afërsi.

Gjatë hetimit të mëtutjeshëm në vendin e ngjarjes, viktima deklaroi se i akuzuari kishte vjedhur pije alkoolike nga kuzhina e mbyllur e tij disa herë, pasi kishte depërtuar me dhunë atje, shkruajnë mediat austriake. Përveç kësaj, ai me gojë e kishte kërcënuar viktimën të paktën gjashtë herë dhe pesë herë e përdori një thikë të gjatë 32 cm për të theksuar kërcënimin e tij, informon Shtegu.com. I dyshuari u arrestua dhe u dërgua në inspektimin e policisë Bad Ischl. Atje një provë e alkoolit tregoi një vlerë prej 2.1 promila.

Gjatë hetimit të mëtutjeshëm, rezultoi se 38-vjeçari ishte gjithashtu përgjegjës për përsëritjen e thirrjeve ‚Heil Hitler‘ dhe vizatimin e kryqeve naziste në muret e tij . Në kohën e marrjes në pyetje, ai ojesërisht e pranoi veprën dhe me urdhër të prokurorit publik në ëels u dërgua në burgun në Wels.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...