Shqetësim i madh për „Vera 2020 gjatë koronës“ në Zvicër
Projekti i parandalimit të mbytjeve «Vera 2020 gjatë koronës»
«Vera 2020 gjatë koronës» është një shqetësim i madh për shpëtimtarët e jetëve të notuesve!
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka të ngjarë që shumica e personave pushimet verore t`i kalojnë në Zvicër. Pishinat do të duhet ta kufizojnë numrin e vizitorëve. Kjo është arsyeja që të shton besimin se shumica do t`i vizitojnë ujërat e hapur në natyrë. Këto të dhëna janë përfituar nga një sondazh i Instituti partner për hulumtimin e sondazhiti gfs në Cyrih, në emër të Shoqërisë zvicerane për shpëtimin e jetëve SLRG.
Por sa më shumë persona të ketë brenda dhe mbi ujë të hapur, aq më të mëdha janë gjasat për mbytje.
SLRG dëshiron të japë kundërmasa në mënyrë që numri i rasteve të mbytjeve të mbetet sa më i ulët që të jetë e mundur.
SLRG ka ndërmarrë masa për të vazhduar misionin e tij për të parandaluar mbytjet gjatë kësaj vere.
Këshilla nga qytetet dhe komunat
SLRG mbështetë qytete dhe komuna si pjesë e projektit të parandalimit të mbytjeve «Vera 2020 gjatë koronës».
Me ekspertizën e tij, seksioni SLRG mund të ofrojë këshilla të synuara për qytete dhe komuna: Anëtarët me përvojë të gjatë dhe të përcaktuar nga bordi i seksionit, ndihmojnë për të identifikuar dhe vlerësuar rreziqet që lidhen me sigurinë e ujit.
Përpos kësaj, SLRG mund të ofrojë këshilla të vlefshme parandaluese për ujëra të hapur. Anëtarët e SLRG i njohin shumë mirë kushtet lokale, të lidhura me ujërat.
Oferta e SLRG u drejtohet qyteteve, komunave, përgjegjësve të sigurisë dhe të deleguarve të sigurisë. Kontaktoni me SLRG në mënyrë që së bashku të trajtohet siguria në ujë.
Veproni tani!
Mos hezitoni ta kontaktoni SLRG në mënyrë që të diskutohen së bashku angazhimet e mundshme.
Përdoreni funksionin e kërkimit për të gjetur seksionin SLRG sa më afër jush.
Nëse nuk ka seksion të përshtatshëm, zyra e SLRG do të jetë e lumtur t’ju ndihmojë. Kontaktoni më poshtë.
Marc Audeoud
Shpëtimtar
041 925 88 77
m.audeoud@slrg.ch
https://www.slrg.ch/de/coronasommer2020/praeventionsprojekt-corona-sommer-2020.html