Shifrat e koronavirusit në Gjenevë
43 për qind e vdekjeve në Gjenevë kanë ndodhur në institucionet mediko-sociale EMS
Nga pandemia covid-19 në azilet e të moshuarve kanë vdekur gjithsej 120 banorë.
Pothuajse gjysma e të moshuarve që vdiqën nga covid-19 në Gjenevë, kanë banuar në EMS. Siç llogarit “Le Temps”, transmeton Shtegu.com, 120 nga 279 vdekjet e regjistruara në azilet për të moshuarit, një proporcion prej 43 për qind. Gjithsej 303 banorë të EMS kontraktuan sëmundjen. Këto raste u shpërndanë midis 27 prej 54 institucioneve të kantonit, ku strehojnë gjithsej rreth 5.300 të moshuar.
Virusi është provuar të jetë më pak shkatërrues për EMS në Gjenevë, sesa për ata në Kantonin Vaud. Atje, nga një total prej 406 vdekjesh, 255 kanë ndodhur në institucionet mjekësore dhe sociale, një përqindje prej 63 për qind.