Salloni më i famshëm i parukerisë në televizionin shqiptar, është në Bazel

95 Lexime

Një sitkom shqiptar i xhiruar në Bazel u bë një hit i madh, por askush në Bazel nuk di asgjë për të. Seriali komik „Te Berberi“ është xhiruar në një sallon parukerie në rrugën „Freie Strasse“

Sitkomi „Te Berberi“ është xhiruar në Bazel dhe është një hit i madh në Ballkan, siç ka zbuluar „Prime News“. Seriali flet për historinë e dy miqve që hapin një sallon parukerie në Bazel. Vetëm, të dy nuk mund t`i presin flokët vetë. Zgjidhja? Ata i sjellin tre studentë nga Kosova, transmeton Shtegu.com.

Ngjarja kryesore e serialit: në secilin episod një person i famshëm i ftuar nga trojet shqiptare ka një paraqitje, në të cilën ai luan vetë. Secili prej episodeve ndjek një model të ngjashëm. Të dy miqtë duan t`ia presin flokët një ylli shqiptar dhe të futen në situata dhe probleme të çuditshme.

Shqiptarët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, diaspora dhe gjithashtu nga shoqëria lokale e ndjekin serialin popullor. Pasi episodet u transmetuan në televizion, ato u ngarkuan në YouTube.

Producent dhe njëri nga dy aktorët kryesorë në serial është aktori Florim Brajshori, i cili është shumë i njohur në trojet shqiptare. Producenti u rrit në kryeqytetin kosovar, Prishtinë dhe për disa vjet ka jetuar në Bazel. Një sezon i dytë i sitkomit po planifikohet, por aktualisht është në pritje për shkak të koronavirusit. Pjesa e dytë e serialit do të xhirohet në gjermanisht.
Sipas Florimit, një version zviceran duhet të prodhohet sa më shpejt të jetë e mundur, i cili godet humorin zviceran. Së shpejti, në radhë për të prerë flokët, në rrugën „Freei Strasse“ mund të qëndrojnë Xherdan Shaqiri ose Granit Xhaka.