Rreth gjashtë mijë persona futen në karantinë në Zvicër pas kthimit nga pushimet

80 Lexime

Shifrat e tanishme nga kantonet tregojnë se gjithnjë e më shumë persona nga vendet me rrezik të lartë të koronavirusit, po regjistrohen për karantinë. Por nuk e bëjnë në asnjë mënyrë të gjithë këtë. Megjithatë, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) mund t`i kërkojë listat e pasagjerëve për kontrolle të rastësishme nga kompanitë e transportit

Kushdo që kthehet në Zvicër nga një vend i ashtuquajtur me rrezik të lartë, duhet të raportojë tek autoritetet dhe më pas të karantinohet për dhjetë ditë. Në Kantonin e Bazel-Stadt, për shembull, tashmë mbi 400 persona janë regjistruar për karantinë. Mjeku kantonal, Thomas Steffen për „bz Basel“ ka pohuar se një rritje në raporte të tilla, ishte vërejtur ditëve të kaluara.

Por jo të gjithë paraqiten vullnetarisht ose e mbajnë karantinën. Deri më tani janë hetuar edhe shkelësit e parë të karantinës. Mjeku kantonal i Bazelit, për shembull, flet për raste individuale. Këto u bënë të njohura veçanërisht kur infeksionet e reja u raportuan në kanton. Kur të infektuarit u morën në pyetje, doli se personat në fjalë kishin hyrë nga një vend rreziku. Mbetet e paqartë nëse janë shqiptuar gjoba – në raste ekstreme, mund të shqiptohet gjobë deri në 10,000 franga zvicerane.

Kantoni i Cyrihut gjithashtu raporton një numër rastesh pa dhënë detaje. Një dështim i parë i raportimit është i njohur edhe në kantonet e Graubündenit dhe Bernës. St. Galleni dhe Lucerni nuk kanë pasur ndonjë rast. Në të vërtetë nuk dihet se sa persona e kanë shmangur karantinën, transmeton Shtegu.com. „Por supozojmë se numri i çështjeve të raportuara nuk është i lartë“, tha një zëdhënës për Kantonin e St. Gallenit për „Tages-Anzeiger“.

Kushdo që arrin me avion ose autobus tani duhet të presë që të kontrollohet. Zyra Federale e Shëndetit Publik mund të kërkojë listat e pasagjerëve nga kompanitë e transportit dhe t’i kalojë ato në kantonet për kontrolle të rastësishme.

Numri i personave që regjistrohen për karantinë pas hyrjes në një vend rreziku po rritet. Për shembull, në Cyrih, regjistrimet janë rritur nga dita në ditë – rreth 1200 persona është dashur të izolohen.

Në St. Gallen janë 600, 500 në Lucern dhe mbi 200 në Graubünden. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), rreth 6,000 persona nga e gjithë Zvicra është futur në karantinë pasi hynë nga një vend me rrezik. Kjo është bërë arsyeja më e zakonshme e izolimit.