Rrëfimi i ushtares shqiptare Antigona Kalimashi, më e guximshmja në Zvicër

158 Lexime

Ushtarja shqiptare nga Zvicra, Antigona Kalimashi (23) ia shpëtoi jetën një gruaje. Për veprën e saj të guximshme, ushtria mësoi vetëm rastësisht. Tani ajo u shpërblye me një urdhër për performancën e saj të jashtëzakonshme – si pjesëtarja e parë e ushtrisë në përgjithësi

Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2019 në stacionin e trenit të qytetit të Fribourgit: Antigona Kalimashi (23) nga Préverenges VD ka vërejtur sesi papritmas një grua e re në peronin nr. 2 e humbi ekuilibrin e saj dhe po rrezikonte të goditej nga një tren Intercity që ishte duke ardhur. Ajo menjëherë nxitoi në ndihmë të gruas së lëmtuar rëndë. „U befasova kur pashë që ajo ishte akoma e vetëdijshme“, tha sot Antigona për gazetën „La Liberté“, informon Shtegu.com.

Instiktivisht, ajo e merr rripin e uniformës së saj, duke ia lidhur kështu plagën e gruas. Në këtë mënyrë, ajoi ia shpëton jetën e të lënduarës. Thjesht funksionoi, thotë Kalimashi. Ajo fliste mirë me të lënduarën, duke pritur që të vijë ndihma e shpejtë. Kur niveli i saj i adrenalinës përsëri ra, ajo shpërthen në lot, i rrëfen Antigona gazetës. Në atë kohë ajo sapo kishte kaluar javën e parë në shkollën e rekrutëve me trupat e shpëtimit në ëangen an der Aare BE.

Shefi i ushtrisë Thomas Süssli, tani e ka shpërblyer ushtaren shqiptare për punën e saj – me një shirit CdA, të ashtuquajturin „Shiriti i shefit të ushtrisë“. Gruaja me rrënjë kosovare është e anëtarja e parë e ushtrisë që ka marrë këtë urdhër.

Sidoqoftë, vepra e saj heroike pothuajse do të kalonte pa u vënë re nga ushtria. Me profesion asistente e farmaceutikës, të nesërmen ajo u kthye në kazermë pa përmendur incidentin. Por: „Më duhej të plotësoja një formular përse dhe si e humba rripin e ushtrisë“, thotë Antigona, transmeton Shtegu.com. Sepse pas operacionit të shpëtimit, rripi i uniformës mungonte. Çështja u përhap shpejt dhe ngjalli admirim të madh tek eprorët e saj.
Deri më sot, Antigona nuk e di se cilën grua e ka shpëtuar atë ditë. „Kam zbuluar se gruaja ishte transportuar në Bernë“, thotë ajo. Të nesërmen, ajo thirri të gjitha spitalet në kryeqytet. Për shkak të mbrojtjes së të dhënave, askush nuk i dha ndonjë përgjigje më konkrete. Megjithatë, një javë më vonë Antigona u informua nga policia e Fribourgit se shëndeti i gruas së lënduar ishte përmirësuar.

Antigona tani po avancon karrierën e saj ushtarake dhe tani është një kandidate për oficere. Ajo është krenare për medaljen e saj. Por: „Mbi të gjitha, unë jam e kënaqur që ai e thekson rëndësinë e ndihmës së personit në nevojë“, përfundon Antigona Kalimashi.