Rrahje masive në Zvicër, katër të lënduar

53 Lexime

13:57:50                2018-07-07

 

Gjithçka filloi me një mosmarrëveshje, pasi një veturë ishte parkuar gabimisht. Zënka më pas përfundoi me përleshje masive: Tre sulmues janë arrestuar, ndërsa katër të tjerë janë plagosur. 

Një person 59-vjeçar është sulmuar mbrëmjen e së premtes në Basel, në çastin që po përpiqej të fotografonte me telefonin e tij një veturë të parkuar gabimisht. Zënka eskaloi në një grindje masive që përfundoi me katër të plagosur. Pas kësaj, tre kosovarë të moshës në mes 21 dhe 38 vjeçare janë arrestuar.

Sipas prokurorit publik të Kantonit të Basel-Stadt të së shtunës, personi është sulmuar nga vozitësi i makinës së parkuar gabimisht dhe dy persona të tjerë. Pas thirrjes për ndihmë, fëmijët e të sulmuarit nxituan për të ndihmuar.

59-vjeçari dhe djali i tij 28-vjeçar u plagosën dhe u dërguan në urgjencë nga ambulanca. Dy prej të arrestuarve gjithashtu është dashur të kërkojnë ndihmë mjekësore.