Romët maqedonas arratisen nga dhuna shqiptare
„Në të vërtetë, jeta në Maqedoni nuk ishte edhe aq e vështirë“, rrëfen Shaip Shabani për portalin „RP-Online.de“. Ai, bashkëshortja dh tre fëmijët e kishinnjë shtëpi të veten personale. Tridhjetepesëvjeçari punonte në një fabrikë tekstili dhe vozitës taksi, duke fituar një rrogë shtesë. Një jetë modeste në periferi të Shkupit. Por, para disa vitesh, situata ndryshoi.
„U paraqitën gjithnjë e më shumë banda, ndërsa policia ishte gjithnjë e më e pafuqishme“, është i mendimit Shaipi. „Kurrëdoqoftë, ne kishim frikë për jetën tonë“. Shkaku i arratisjes për në Gjermani ishte një e shtënë, të cilën e kishte përjetuar djali i tij Trajmani (11). „Pas kësaj vendosëm që ta lëshojmë vendin“.
Në Maqedoninë Veriore, klanet shqiptare e kane fjalën e fundit. Sipas Shaipit, disa persona ushtrojnë një despotizëm të vërtetë. „Në këto hapësira, shteti nuk ka shumë gjëra për të raportuar. Si maqedonas, ne kemi jetuar në një lagje shqiptare. Me kalimin e kohës, jeta u bë e pasigurt“. Për shtëpinë e tyre, ata nuk kishin gjetur ndonjë blerës.
Pasi edhe gjendja ekonomike kishte filluar të përkeqësohej, Shabanovitët e morën rrugën e Gjermanisë me kursimet e fundit të tyre. Fillimisht me avion drejt Italisë, e më pas me ndihmën e një mauneje, përmes Zvicrës në Frankfurt, Krefeld dhe Neuss. Stacioni i përkohsshëm i fundit ishte shtëpia e pranimit të refugjatëve në Monheim. Familja, edhe pak kohë, gjashtanëtarëshe aty jeton në një hapësirë prej më tepër se 20 metra katrorë. „Një gjë të tillë nuk e bën askush pa ndonjë arsye të fortë“, deklaron Frank Nickel, i cili është përfaqësues i Shoqatës katolike në fushën e shërbimeve sociale (SKFM) për refugjatë. Ai ii ndihmon refugjatët gjatë arritjes së tyre, i përkrahë lidhur me shërbimin shëndetësor dhe çështjet administrative, si dhe përkujdeset që fëmijët të vazhdojnë shkollimin – njësoj si Trajmani dhe Marxhela (13) Shabani, të cilët vijojnë klasat ndërkombëtare në shkollën e përgjithshme „Peter-Ustinov“ dhe shkollën e mesme. Lorenca (4) për një gjë të tillë është ende e re, ndërsa pas disa javësh pritet tu lind edhe një foshnje tjetër.
Edhe pse Shabanovitët nuk kanë më tepër se disa plaçka për veshmbathje, ata janë tejet mikpritës. Nëna Shukrija shërben me ëmbëlsira dhe pije dhe për te, një gjë e tillë është e zakonshme. Megjithatë, jetën në Gjermani ajo e kishte paramenduar më ndryshe. Për momentin familja mund të qëndrojë në Gjermani vetëm deri në shtator të këtij viti. Shaipi nuk guxon të punojë, prandaj bëhet fjalë për një ekzistencë minimale.
„Dëshirojmë të jetojmë e të punojmë këtu“, thekson ai. Një kthim në vendlindje është i paimagjinueshëm. Që nga të shtënat, djali i tij vuan nga disa ngarkesa e pengesa postraumatike. „Do të punoja çkadoqoftë“, vazhdon Shaipi, të cilin papunësia është duke e lodhur dhe vazhdon të kërkojë një perspektivë. „Nuk kemi ardhur këtu që të bëhemi barrë e shtetit, por për ta filluar një jetë të re“, përfundon Shaip Shabani që është paraqitur si maqedonas.