REPORTAZH: Përditshmëria shqiptare në Alaskë (2)
22:47:51 2017-05-20
Donati: Waqaa (Si jeni ne Yupik gjuhen e lasht te Alaskes)
Shqiptari tjetër të cilin e takuam ishte Dr. Donati nga Prishtina. Një histori në vete dhe një shembull i vendosmërisë e këmbëngulësisë për të arritur dicka në jetë. Sapo e kishte kuptuar se kemi ardhur në Alaskë, Donati e kishte rezervuar një darkë në një restorant meksikan, me specialitete të këtij vendi të mrekullueshëm. Ai është shumë modest dhe nuk ngurron të rrëfejë për katrahurat e tij, që e kishin shoqëruar gjatë dhe pas luftës së Kosovës. Si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ai vendosi të largohet nga Kosova, duke u vendosur fillimisht në Atlanta të SHBA-ve.
Me qëllim që të integrohet sa më shpejtë dhe më mirë në sistemin amerikan, Donati u punësua menjëherë në një restorant, duke kryer punët e enëlarësit. Me kalimin e kohës, ai kalon në punë të rangut më të lartë në restorant, duke arritur të bëhet edhe zëvendës i shefit të kuzhinës. Më pas, fatin e provon edhe në kantier, por gjithnjë me qëllim që sa më parë të fillojë me realizimin e ëndrrës së tij të fëmijërisë dhe realizimin e premtimit të tij të dhënë ndaj prindërve.
Pas një kohe të shkurtër, ai regjistrohet në Universitetin e Georgias ku edhe fillon studimet për shkencën mbi lëndët ushqyese duke pasur nëndrejtim Biokiminë. Vetëm me një punë të pamohueshme dhe entuziazëm të pashoq, duke pasur parasysh se studimet po i vijonte në gjuhën angleze, për një periudhë pesëvjecare aq edhe sa edhe duhet për të përfunduar drejtime të tilla ai arriti t’i përfundojë ato me sukses shembullor, me mesatare të notës mbi 3,8 (maksimumi është nota 4,0).
Por, Donati nuk u kënaq me një arritje të tillë, kështu që filloi studimet e larta në drejtim të doktoranturës. Kjo degë zakonisht merr kohë prej katër vitesh por edhe këtu ai u dëshmua si një punëtor i zellshëm e i palodhur, duke e përfunduar në afat rekord prej tre vitesh. Një arritje për tu vlerësuar maksimalisht. Donati filloi të punojë në lëmin e tij menjëherë pas doktorimit nëpër vende të ndryshme të SHBA-ve sic është Oregon, Uashington dhe Alaska. Duke marr parasysh dashurinë që ka për natyrën, ai u vendos ku tjetër përvec se në një ndër vendet më të bukura sa i përket natyrës në botë, e ajo është Alaska dhe gjerat që ajo ka për ti ofruar. Donatit i pëlqen peshkimi, gjuetia, skijimi, biciklizmi si dhe ecja nëpër vende e male shkëmbore.
Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në menaxhmente të ndryshme të kompanive shumë të sukseshme në SHBA sic është ëalgreens, Target, Safeëay, Albertson, klnika private të shërimit të varësisë nga gjerat narkotike si dhe spitale të ndryshme. Ai tani ka vendos të largohet nga menaxhmenti dhe ti kushtojë pak më shumë rëndësi jetës së tij familjare. Tashmë, Donati punon në një spital ku ka një punë të rehatshme që i ofron kohë të mjaftueshme për ti kryer gjerat që i ka për shpirt dhe ti përkushtohet më tepër familjes. Dr. Donati ka dy fëmijë dhe bashkëshorten e cila është magjistre e shkencave mbi informata të sigurisë kompjuteristike si dhe inxhinere e kompjuteristikës. Ata kanë një jetë modeste ku kalojnë kohën në Alaskë dhe duke shëtitur nëpër vende tjera të Europës e të SHBA-ve, si dhe vende tjera por gjithnje duke vizituar të shenjtën Kosovë dhe vendet ballkanike të popolluara me shqiptarë në cdo mundësi që kanë. Fëmijtë e flasin gjuhën shqipe shkëlqyeshëm në shtëpi edhe aty nuk flitet tjetër gjuhë pos shqipes që rrjedhë si traditë nga familjarët e Donatit dhe bashkëshortes së tij, Lilit. Donati ka ardhur ne SHBA në moshë shumë të re dhe është integruar plotësisht në këtë kulturë dhe traditë, kështu që sistemi demokratik në SHBA i ka lënë mbresa dhe është i pasionuar plotësisht pas këtij sistemi shoqëror. Kohën e lirë e kalon duke lexuar dhe duke përcjellur në mënyrë permanente gjendjen nga afër se c’ ndodhë me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e trojet tjera të banuara me shqiptarëv. Ai gjithnjë është në hap me kohën si nga ana profesionale, po ashtu edhe nga ana shoqërore ose politike. Kaq për një njeri nga Kosova, por që jeton larg vendlindjes. Në fund, Donati ka një përshëndetje të vecantë:
Quyana (Faleminderit ne Yupik)