Rasti i Kumanovës: Shtatë të dënuar me burgim të përjetshëm

203 Lexime

14:14:37                   2017-11-02

 

 

Gjykata e Shkupit sapo ka shpallur aktvendimet për të akuzuarit e “Lagjes së trimave”. Nga vendimi i gjyqit, madje rezulton se 7 prej të akuzuarit janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa katër prej tyre janë shpallur të pafajshëm, ndërsa 33 tjerë janë me dënime të lartë. Gjykata penale ka vendosur që t’i dënoj me 746 vite burg të akuzuarit për rastin e Kumanovës. Të dënuarit bojkotuan seancë Pjesëtaret e Grupit të Kumanovës nuk kanë ardhur në seancen e sotme gjyqësore, ku duhet të shqiptohet dënimi ndaj tyre. burime nga mbrojtja thonë për Gazetën Lajm se pjesëtaret e Grupit bojkotojnë seancën për shkak se nuk besojnë që vendimi do të jetë i drejtë. Ata vlerësojnë se rasti është i montuar, gjë qe e shprehu edhe avokatja Artene Ademi , e cila para fillimit të seancës tha se nuk mund të ketë drejtësi në një rast të montuar. Nuk dihet nëse gjykatesja do ta shqiptojë dënimin në mungesë të personave të akuzuar në këtë rast. Avokatet dhe aktakuza 40 faqe Avokatët mbrojtës thonë se gjithçka nuk përfundon sot, pasi që ankesat e tyre do të vazhdojnë edhe në instanca të tjera të drejtësisë. Sipas tyre, trupi gjykues, në shumicën e kohës ka qenë në vijë të njëjtë me prokurorinë, dhe nuk kanë shpresë në një vendim të drejtë. Naser Raufi, avokat që përfaqëson 12 nga të akuzuarit, përmend faktin se qindra prova të propozuara e dëshmitarë që janë kërkuar për të dëshmuar, janë refuzuar nga trupi gjykues. Avokati tjetër, Mefail Asllani, në këtë proces ka përfaqësuar 4 të akuzuar, 3 prej të cilëve nga Kosova. Asllani thotë të jetë ndier në siklet gjatë fjalës përfundimtare, pasi, sipas tij, nuk është vërtetuar gjendja faktike dhe nuk është kuptuar e vërteta e këtij rasti. 29 personat që po gjykohen, nga Prokuroria maqedonase akuzohen për veprat ‘terrorizëm’ dhe ‘pjesëmarrje në organizatë terroriste’. Përleshjet e armatosura të grupit që njihet si “Grupi Kumanova” me policinë maqedonase më 9 e 10 maj të vitit 2015, kishin lënë 10 të vdekur nga grupi dhe 8 policë maqedonas. DOSJA E AKUZËS MBI 40 FAQE Dosja e akuzës e përpiluar nga Prokuroria për krime të rënda pjesën më të madhe të grupit të Kumanovës e ngarkon me akuzën për terrorizëm. Mirëpo kjo akuzë është hedhur poshtë nga të akuzuarit duke theksuar se nuk ka logjikë ajo çka I ngarkohet, pasi që ata nuk kishin ardhur për sulm terrorist, por për të mbrojtur shqiptarët që sipas tyre po dënoheshin dhe po vuanin padrejtësisht nga aparati shtetëror në Maqedoni si dhe sipas tyre nuk ishte realizuar Marrëveshja e Ohrit. Në dosjen 40 faqe të Prokurorisë thuhet se si dëshmi janë bisedat e përgjuara të të akuzuarve për disa muaj si dhe në ditën e sulmit, të cilat kanë qenë të ndjekura me urdhër të gjykatës. Prokurori, Naum Panoski në gjykatë ka përmendur edhe pjesë të provave të ofruara nga PI masat, të cilat në përputhje me ligjin, gjatë procedurës, kanë qenë të prezantuara me dyer të mbyllura për opinionin. Në bisedat e përgjuara, prokurori Panoski ka thënë se ka edhe të tilla, sipas të cilave vërtetohet se të akuzuarit kanë kontaktuar me persona të panjohur, për të marrë informacione se ku gjendet policia. Sipas prokurorisë, të akuzuarit në ditën e sulmit kanë kontaktuar edhe me persona zyrtarë të një partie politike lidhur me dorëzimin. Ka edhe bisedë të inçizuar në të cilën personi i panjohur i njofton të akuzuarit (organizatorët) se snajperistë fshihen pas ambulancës, ka thënë Panoski. Në gjykim, derisa prokurori i ka prezantuar argumentet përmbyllëse, disa të akuzuar janë ngritur në këmbë dhe kanë kërkuar nga gjykata që të dalin jashtë nga salla me arsyetimin se prokrori po thotë të pavërteta dhe marrëzira. Të akuzuarit kanë kërkuar nga gjykata që në seancë gjyqësore të dalin si dëshmitarë edhe Nikolla Gruevski, Sasho Mijalkov, Gordana Jankulovska, Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Por kjo kërkesë e tyre është hedhur poshtë nga ana e prokurorisë. (A.Memeti/INA)

 

 

Ja edhe lista e dënimeve: 

 

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm

Dem Shehu burg i përjetshëm

Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm

Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm

Vladet Zekaj, burg i përjetshëm

Bek Bajra, burg i përjetshëm

Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm

Qenan Hiseini 20 vjet

Irfan Lutfiu 14 vjet

Fadil Elshani 20 vjet

Esat Kafegjolli 40 vjet

Adrian Bujari 40 vjet

Shefqet Hallaqi 40 vjet

Lirim Demiri 20 vjet

Hajrush Abdija 20 vjet

Betim Kabashi 40 vjet

Genti Sefaj 40 vjet

Lendrit Rustemaj 20 vjet

Enver Hoxha-Klajn 40

Rufki Dogani 40 vjet

Mirsad Qerimi 20 vjet

Bajram Elshani 40 vjet

Nexhmedin Lika 40 vjet

Lirim Krasniqi 40 vjet

Sevdail Miftari 40 vjet

Fatmir Recica 40 vjet

Arsim Bajrami 13 vjet

Musa Pajaziti 12 vjet

Ragmi Latifi 18 vjet

Seadudin Abdullahu 14 vjet

Elham Arifi 13 vjet

Ebib Alimi 12 vjet

 

Të liruar janë: Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

 

 

(A.Memeti/INA)