„Rast i rëndë social“: APEL për ndihmë ndaj Familjes 5 anëtarëshe

36 Lexime

22:00:45               2016-09-15

 

 

 

 

Rast i rënd social. Luten të gjithë qytetarët të cilët çdoherë kanë qenë të gatshëm të ndihmojnë në çdo formë e mënyrë të mobilizohemi, ta dëshmojnë edhe në këtë rast mjaftë të rëndë social të cilët pas termetit nuk kanë as kulm mbi kokë, dhe të solidarizohemi për ta ndihmu familjen 5 anëtarëshe Kiki, raporton Zhurnal.

Familja 5 anëtarëshe Kiki kanë jetuar nën kulmin e shtëpisë gjysëm të rrënuar me ndihmē sociale pa asnjë të ardhur tjetër. Tanimë pas goditjeve sizmike shtëpia e tyre është e pabanueshme për jetes.

Kryefamiljari Ahmet Kiki 47 vjecar thotë se herë pas here gjen punë sa për të siguruar kafshatën e gojës ndërsa nē të shumtën e kohēs është i papunë. Madje ai ka dhe nënë 73 vjecare e cila ka nevojë për medikamente. Gruaja 47 vjecare dhe djemtē 19 dhe 18 vjecar të cilët për shkak kushteve të rënda sociale nuk kanë pas mundësinë as mesimin ta vijojnë. Deri tani kanë jetuar në këtë shtëpi e cila ka dy dhoma dhe një kuzhinë. Ndërsa tani pas goditjes së tërmëtit, shtëpia është para rrënimi, dhe ska kushte për jetes.

Shtëpia gjendet në Rr. Vasill Agjallarski Nr 7, në afërsi të Sahat Kullës në Shkup.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal, në vijim ua sjellë numrin e familjes Ahmet Kiki, për gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë: 00 389 72 525 929. (Zhurnal.mk)