Punëtori shqiptar, vizitë kartela më e pastër e Zvicrës

53 Lexime

12:31:47                    2018-02-23

 

Ai ka qenë automekanik i diplomuar, ndrësa tani, Fehmi Raçipi (52) përkujdeset për çdo ditë për tualete të pastërta nëpër pushimoret e autostradave zvicerane. Punën e tij të re e bën me shumë pasion, ndërsa shumë lehtë u mënjanohet situatave të vështira.

Porsa të lindë dielli, shqiptari nga Zvicra Fehmi Raçipi (52) fillon rrugëtimin e tij nëpër pushimoret e autostradave zvicerane me veturën e tij Opel. Vetura është e stërmbushur me vegla profesionale higjienike. Me një brushë klasike të tualeteve nuk mund të fillohet puna. Ai i pastron tualetet publike të pushimoreve nëpër autostradat e Kantonit Aargau, përreth depos në Schafisheim.

 

 

Pa lindur dielli nuk mund të fillohet me pastrim. Ky rregull është njëri nga më të ashprit që duhet t`i përmbahet. «Pa dritën e ditës nuk mund të vërehet nëse gjithçka është pastruar si duhet“, pohon Fehmiu, i cili ka diplomuar në drejtimin automekanik. Tualetet dhe pajisjet e tyre duhet të jenë plotësisht të pastërta që pothujase është e pamundur.

Gjatë kësaj dite, babai i katër fëmijëve dhe gjyshi i trefishtë është duke pastruar tualetet në Kölliken, shkruan „Blick“, përcjellë Shtegu.com. Ai është duke përgatitur për të mënjanuar një thes të mbushur me mbeturina prej 110 litrash. «Mbrëmë e zbraza dhe ja tani. në mëngjes ai është i zbrazët», vazhdon ai. «Një pushimore e autostradës mund të pastrohet për një kohë të gjatë, por pas dhjetë minutash sërish mbretëron kaosi». Posaçërisht gjatë motit të bukur dhe komunikacionit të frekuentuar, si dhe gjatë pushimeve verore, situata është tepër kritike.

 

Fehmiu punon shumë shpejt dhe me koncentrim maksimal. „Për një pushimore, mesatarisht kam në dizpozicion një orë. Ndonjëherë më tepër, ndonjëherë më pak“, thekson Fehmiu, i cili nëpër tualete pastron gjithçka, nga muret, dyshemetë, tualetin dhe lavabotë. Për secilën sipërfaqe, ai ka artikullin përkatës të pastrimit

Si i punësuar në sektorin e pastrimit, Fehmiu punon që nga dhjetori i vitit të kaluar. „Më pëlqen të jem i pavarur. Gjithnjë jam i vetmuar dhe vetë vendosi kur dhe si do të punoj. Kjo punë për çdo ditë të sjellë sfida të reja dhe unë duhet t`i zgjidhë“. Fehmiu dhe ekipi i tij fitojnë në mes 4.000 dhe 5.000 frangave në muaj, varësisht se për çfarë kualifikimi bëhet fjalë.

 

Po që se ndonjë tualet bllokohet me gjësende të hedhura, Fehmiu zbret përmes një hyrje nën tualetet dhe e zgjidhë problemin: «Aty janë sifonët e tualeteve. Kanë qasje të mirë dhe mund të pastrohen shumë lehtë. Nëpër gypat e tualeteve mund të gjenden lloj-lloj gjësendesh, nga shishet e plastikës, pelenave e deri edhe lojëra fëmijësh. Edhe pse jashtë ekzistojnë kanaçe të shumta të plehrave».

Puna e tij kontrollohet nga punëdhënsi personalisht. Halil Yildiz (48) është shef i Rrugëve nacionale të Zvicrës veriperëndimore – Nationalstrassen Nordëestschweiz AG (NSNW) në Schafisheim. «Një pushimore duhet të jetë reprezentative në çdo kohë», thotë ai. Në kompjuterin e tij ai mund të shikojë kush sa dhe si ka punuar, në rast të ndonjë vërejtje. (Shtegu.com)