Puna ilegale në kohë të koronavirusit, arrestohen tre shqiptarë në Gjermani
Më 28 maj 2020 kontrolli financiar për punë të padeklaruar i Zyrës kryesore doganore në Hamburg, ka hetuar tre punëtorë ndërtimi për qëndrim të paligjshëm në Gjermani
Gjatë një kontrolli rutinë të doganave në një kantier ndërtimi në juglindje të Hamburgut, u kontrolluan 42 punëtorë kur tre persona papritmas u përpoqën të shpëtonin. Sidoqoftë, doganierët ishin në gjendje t’i lokalizonin dhe t’i kontrollonin menjëherë. Identifikimi i tyre tregoi se bëhet fjalë për dy shqiptarë dhe një verimaqedonas. Pasi që ekzistonte dyshimi për shkelje të Ligjit të vendbanimit, atyre iu konfiskuan pasaportat dhe iu dorëzuan zyrës së imigracionit. Gjithashtu filluan procedimet penale kundër tyre dhe punëdhënësve të tyre.
Gjithsej dhjetë oficerë nga Zyra kryesore e doganave të Hamburgit ishin në detyrë të kontrollonin pajtueshmërinë me Ligjin për punësim dhe Aktin e kontrollit të paligjshëm të punës, informon Shtegu.com. „Gjithnjë gjejmë punëtorë të punësuar në mënyrë të paligjshme në industrinë e ndërtimit që paguhen nën pagën minimale. Rasti tregon se puna jonë është e rëndësishme, veçanërisht në kohën e koronavirusit“, tha zëdhënësja për shtyp, Kristina Severon.