PREKËSE: Gjykata austriake ia refuzon juristes shqiptare kujdestarinë mbi foshnjen
Në një bisedë për gazetën austriake „Heute“, shqiptarja rrëfen se si ajo (kundër vullnetit të saj) e humbi kujdestarinë e foshnjës së saj, pa u dëgjuar në gjykatë
Në zyrën juridike Rast&Musliu, shqiptarja Syzana T. lufton disa herë me lotët e saj. Është një dhimbje e thellë ndarjeje, që gruaja ndjen kur mendon për foshnjën e saj 13-muajshe A. Për më shumë se një vit, ajo e ka parë vajzën e saj vetëm në mënyrë sporadike. Që nga shkurti i vitit të kaluar, fëmija jeton me babain e fëmijës, ish partnerin e saj. Me sy të lagur dhe një zë të thyer, Syzana T thotë: „Është aq e rëndësishme që unë mund ta marr fëmijën tim në krahë, të kaloj shumë kohë me të dhe që ajo të mësojë të thotë mami“.
Pasi u mësua shtatzënia e saj u bë e njohur, në marrëdhëniet midis partnerëve u shkaktuan shumë zënka. Gruaja shqiptare përkujton: „Ai ishte plotësisht kundër fëmijës“. Sipas deklaratave të saj, partneri i saj (së bashku me prindërit e tij) kishin përgatitur një plan për ta marrë kujdestarinë e vetme. „Ai thjesht nuk donte të paguante alimente, kjo ishte ajo për të cilën bëhej fjalë“, dyshon ajo nga një motiv financiar. Vjehrrit e saj gjithmonë e kanë refuzuar atë sepse ajo „flet keq gjermanisht“.
Dy muaj pas lindjes, për shkak të problemeve të foshnjes me frymëmarrje, Syzana T. shkoi në spital. Babai përfitoi nga kjo situatë: „Ai planifikoi gjithçka me përfshirjen e zyrës së mirëqenies së të rinjve më 20 Shkurt 2020“.
Pasi foshnja ishte shëruar dhe ishte gati për lëshim, babai e mori atë nga spitali dhe e solli në shtëpinë e përbashkët në një komunë të Austrisë së Poshtme në veri të Vjenës. Pastaj ai u nda me Syzana T. dhe e çregjistroi atë në mënyrë jozyrtare nga vendbanimi i saj, transmeton Shtegu.com. Disa ditë më vonë, në fillim të marsit, përfaqësuesi i zyrës përgjegjëse për mirëqenien e të rinjve shkroi një deklaratë: Nëna e fëmijës u shfaq „psikologjikisht shumë e paqëndrueshme“. Bazuar në këtë vlerësim dhe një „situate të paqartë të jetesës“, gjykata e kujdestarisë vendosi që vajza të qëndronte me babain e fëmijës. Syzana T. iu refuzua një dëshmi në gjykatë.
Përkundër një raporti psikiatrik që vërteton aftësinë e plotë prindërore të nënës së fëmijës, kërkesa e saj për kujdestari u refuzua. Syzana T. ka humbur besimin në sistemin ligjor austriak. Në rrëfimin e saj për „Heute“, ajo përshkruan zhgënjimin e saj me padrejtësinë, e cila e prek atë si një juriste në lulëzim.
E gjithë dosja është e gjatë me mijëra faqe. Avokatja e nënës, Dr. Susanne Kurtev shikon nëpër dy grumbuj të mëdhenj dosjesh: „Në fund të fundit, bëhet fjalë për interesat më të mira të fëmijës. Vendimi është shumë i shkurtër dhe dëshmitarët e kërkuar nuk u dëgjuan. Mungonte qartë që të merrej një forum – në një çështje gjyqësore ku gjykatësi shpreh mendimin e tij dhe merr një vendim bazuar në përshtypjet e tij“.