Policia zvicerane arreston katër shtetas maqedonas, po punonin ilegalisht

158 Lexime

Policia e Kantonit Thurgau në Zvicër, të martën ka arrestuar katër shtetas maqedonas në Altishausen, të cilët kanë punuar ilegalisht në një kantier.

Forcat e rendit të Policia së Kantonit Thurgau, pak pas orës 10.00 kanë kryer një kontroll në një kantier në rrugën „Graltshauserstrasse“, informon Shtegu. Aty, ata hasën në katër persona që ishin duke punuar pa leje të rregullt.

Të katër shtetasit maqedonas të moshës 24, 25, 37 dhe 39-vjeçare u arrestuan dhe u intervistuan nga policia. Ata dhe punëdhënësi i tyre do të raportoheni në zyrën e prokurorit përgjegjës publik.