Pesëdhjetë figura prominente për të përkrahur djaloshin shqiptar në Gjermani
10:59:48 2017-11-04
Djaloshi shtatëmbëdhjetëvjeçar shqiptar me emrin Xhordi, kohëve të fundit është bërë temë kryesore e medieve gjermane. Në të vërtetë, ai është dashur të dëbohet nga Gjermania, por falë shoqatave të ndryshme humanitare, ai ende vazhdon të qëndrojë në Issum të Gjermanisë.
Xhordi është një djalosh i talentuar i cili tash e dy vite është duke jetuar në Issum. Gjuhën gjermane e fletë rrjedhshëm dhe para pak kohësh ka gjetur një vend si praktikant në „Metall Vos“. Njëra ndër përkujdesësit e rastit të Xhordit është edhe Gaby Tebeck, bashkëshortja e trajnerit të KF Issum, në të cilin Xhordi është anëtar. Ajo është angazhuar në maksimum që djaloshi shqiptar të mund të qëndrojë në Issum.
Së fundmi, familja Tebeck ka filluar një fushatë të madhe me 50 persona prominentë në të cilën është përfshirë edhe aktori i njohur gjerman Til Schweiger dhe Matthias Schweighöfer. Ata do të duhet të ndihmonin Xhordi që të mund të qëndrojë në Gjermani: Djaloshi shqiptar do të duhet të kthehet në vendlindje, edhe pse ai ka gjetur nja vend për praktikë. Por, humanistja Gaby Tebeck nuk dorëzohet dhe ka një mesazh të mirë. „Agjensioni për punë ka miratuar lejen që Xhordi të mund të vazhdojë praktikën. Por, ne duhet edhe më tej të angazhohemi“, ka përfunduar humanistja gjermane. (Shtegu.com)