Përurohet libri dypjesësh „Shtegtime nëpër Atdhe“ i autorit Berat Luzha

99 Lexime

Me mesazhin “Njihe Atdheun që ta duash më shumë” dhe në organizim të shoqërisë “Lëvizja”, më 16 maj u përurua libri dypjesësh “Shtegtime nëpër Atdhe”, i autorit, publicistit, gazetarit, ish i burgosuri politik dhe luftëtarit të lirisë, z. Berat Luzha.

Në përurim, që u mbajt në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, morën pjesë qindra dashamirës të librit. Një vepër brilante dhe me shumë interes për shoqërinë, në veçanti për të gjithë ata/o që e kanë shpritin plot atdhedashuri.

I ftuar në këtë ngjarje kulturore ishte edhe këngëtari i mirënjohur Milaim Mezini, i cili këndoi një këngë baladë të shkruar nga z.Berat Luzha, gjatë kohës sa kishte qëndruar prapa grilave në burgun famëkeq të Nishit.