Përpjekje për zhvatje ndaj një kosovari në Austri, policia po heton rastin
Disa autorë të panjohur, me profilin e tyre të dyshuar të rremë të një platforme të mediave sociale, kanë rënë ën kontak me një kosovar 29-vjeçar më 28 maj 2020 dhe e joshën atë që t`i hiqte rrobat e tij, si pjesë e një transmetimi video live, shkruan policia austriake në një komunikatë, transmeton Shtegu.com.
Më pas, autorët ende të panjohur e detyruan që t`ua transferonte 5000 euro në një llogari, përndryshe do t`i publikonin fotografitë nudo në platforma të ndryshme në internet. Kosovari 29-vjeçar ka denoncuar rastin në polici, e cila është duke hetuar.