Përparim Avdili: Populizmi është armiku më i madh i një shoqërie

86 Lexime

Politikani shqiptar nga Zvicra, me prejardhje nga Llojani i Kumanovës, Përparim Avdili ka vazhduar të analizojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për vendimin me te cilin pranohet kërkesa e presidentit të Kosovës, për themelimin e Qeverisë së re pas rrëzimit të Qeverisë LVV&LDK me mocion. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Përparimi ka shkruar:

Udhëkryq i së ardhmës për një shoqëri: Një shoqëri që prodhon populizëm, s’ka si të mos prodhoj një populist pas tjetrit. Unë jam i bindur që në Kosvoë ka potenciale më të mëdha të politkanëve të shkëlqyeshëm. Por nje shoqëri që garën e bën në mes dy populistëve Kurti dhe Thaci, nuk mund t’i jap hapësirë individëve të tjerë që s’dinë të bëjnë zhurmë, t’i këndojne nacionalromantizmit të shekullit të kaluar dhe të mendojnë se po flasin në emër të popullit. Politikbërja ka nevoj për profilin e një politikani teknokrat që me urtësine, objektivizmin dhe profesionalizmin e tij është i interesuar t’i adresohet çështjës pasi të marrë një dëtyrë përsipër. Avdullah Hoti – që me konstelacione të rastësishme sot u zgjodh Kryeminister – është shpresë për ata individë që s’jane të interesuar në populizem bosh por në rezultate konkrete.

Populizmi është armiku më i madh i një shoqërie, vetë shoqëria duhët të vendos se sa hapësirë po i lë. Tani mundesia është reale të lihet anash. (Shtegu.com)