Përkundër ndalesës nga gjykata, Gjermania dëbon në Kosovë një grua të sëmurë
15:58:26 2019-08-01
Zyra gjermane e imigracionit ka dëbuar një grua të sëmurë dhe vajzën e saj në Kosovë, megjithëse një gjykatës kishte pezulluar dëbimin në raste urgjent. Avokati i familjes ka bërë akuza serioze.
„E drejta themelore e integritetit fizik është shpërfillur“, thotë avokati Dietrich Wollschläger, klientja e të cilit, një shqiptare e Kosovës, është deportuar në vendin e origjinës me vajzën e saj, përkundër një sëmundjeje të rëndë dhe përkundër një ndalimi të përkohshëm për dëbim, të urdhëruar nga Gjykata në Minden.
Avokati nga Hannoveri ka ngritur akuza serioze. Në qendër të kritikës së tij: Zyra e imigracionit e qytetit Minden dhe Ministria e Brendshme e Rhein-Westfalisë. Në mars, pas një seance dëgjimore në Gjykatën Administrative Minden, gjykatësi përgjegjës kishte vendosur që gruaja të mos dëbohej me burrin dhe dy fëmijët, sepse dokumentet ishin të pamjaftueshme.
Fillimisht, është dashur të bëhet një rishikim i rrugëve zyrtare nga departamenti i shëndetësisë të rrethit Minden-Lübbecke. Kjo ndodhi më 1 korrik. Në ndërkohë, gjykatësi kishte dalë në pension, kështu që nuk kishte ndikim të mëtejshëm në rrjedhën e ngjarjeve. Dhjetë ditë më vonë, në mëngjes herët, avokati mori një telefonatë nga burri i klientes së tij: Policia kishte ardhur në agim, për të deportuar familjen në të njëjtën ditë.
Meqenëse djali i mitur nuk ishte në shtëpi, pasi po flinte te miqtë, babai u dërgua për ta marrë atë. Meqenëse djali nuk ishte aty, shqiptari e thirri avokatin Dietrich Wollschläger, i cili menjëherë i shkroi një letër Gjykatën administrative duke e mobilizuar gjyqësorin me urgjencë. E akuzuar ishte Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatë (BAMF), selia në Dusseldorf. ëollschläger mori vendimin që klienti i tij nuk duhet të dëbohet për momentin – të paktën jo derisa të vendoset çështja, duke marrë parasysh rezultatet e ekzaminimit mjekësor. „Në ora 10:45 e kam pranuar faksin nga gjykata“, thotë avokati.
Ai supozon se BAMF i i pandehur dhe zyra e imigracionit të qytetit Minden e kanë pranuar faksin pothuajse në të njëjtën kohë. Por në vend që ta ndalonin dëbimin menjëherë dhe të thërrasin policinë federale në Dusseldorf, një përfaqësues i qytetit kishte thirrë në gjykatë dhe kishte pohuar se „gruaja tashmë ishte në rrugë“. „Për më të tepër, avioni për në Prishtinë, ishte nisur vetëm rreth orës 13.00“ , pretendon avokati. Kështu që kishte akoma shumë kohë për të ndaluar dëbimin e gruas.
ëollschläger, i cili përfaqëson klientët në procedurat e azilit në të gjithë Gjermaninë dhe klientët e të cilit vijnë nga North Rhein-Westphalia në gjysmë, nuk fajëson qytetin e Minden në rastin konkret, por e sheh shkakun në një veprim të shtrënguar nga qeveria e shtetit kundër azilkërkuesve. Mbi të gjitha, Ministria e Brendshme ka rritur presionin ndaj zyrave lokale të imigracionit të qyteteve dhe qarqeve më të mëdha, të cilat do të duhej të vepronin në emër të vendit, përmes qeverive të rrethit si autoritete mbikëqyrëse. Nëse ata nuk e bëjnë këtë sa duhet nga këndvështrimi i vendit dhe Ministrit të Brendshëm, ata madje mund të përballen me masa disiplinore.
Avokati gjithashtu i fajëson edhe nëpunësit në bashkinë e qytetit Minden. Ata do të duhej të thërrisnin menjëherë Policinë Federale për të njoftuar me rezultatin e procedurave urgjente përpara Gjykatës Administrative, në vend që të vazhdonin të mbrohen.
Ajo që gjithashtu shqetëson avokatin gjerman, është fakti se personat e prekur kanë qenë shumë mirë të integruar në Germani. „Babai është një mbikëqyrës i ekipit në një kompani ndërtimi“, thotë ëollschläger. Shefi i tij i kishte thënë se ai do të duhet të pushojë gjashtë ose shtatë persona nga puna po që se udhëheqësi shqiptar i ekipit të tij do të deportohej. Dhe vajza e rritur tashmë kishte filluar një praktikë, ndërsa edhe djali i mitur që gjendet në Gjermani, së shpejti do të duhet të fillojë praktikën. Familja nga Kosova e fiton bukën e saj me djersë dhe nuk është e varur nga mirëqenia sociale.
Nëna, e cila vuajti nga pasojat traumatike të luftës në Kosovë, mori trajtim psikologjik që nuk mund ta merrte në vendin e origjinës. Prandaj, është dashur të trajtohet në Gjermani. Sipas Wollschläger, pas dëbimit ajo do të duhej të dërgohej në spital menjëherë pas mbërritjes. Ai shpreson se gruan nga Kosova do ta kthejë në Minden.