Për pak sa nuk e vrau një oficere të policisë, kosovari nga Zvicra dënohet me 14 vjet burg

45 Lexime

Një shtetas zviceran 21-vjeçar me origjinë nga Kosova, në janar të vitit 2022 ishte dënuar me njëmbëdhjetë vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Qarkut të Cyrihut, për lëndime të rënda trupore dhe kundërvajtje të ndryshme të shpejtësisë. Të dyja palët, prokurori dhe i akuzuari, e ankimuan aktgjykimin. Çështja tani është shqyrtuar në Gjykatën e Lartë, ku është rigjykuar

Atëbotë, 18-vjeçari i papunë ka fotografuar prostituta të ndryshme nga vetura e tij. Prandaj, njëra prej tyre i informoi forcat e sigurisë me rroba civile, duke përfshirë një police 38-vjeçare.

Punonjësja e policisë së bashku me kolegët i është afruar veturës së 18-vjeçarit. Forcat e sigurisë i kërkuan vozitësit të parkonte automjetin e tij në një parking. 18-vjeçari nuk e ka përfillur kërkesën. Në vend të kësaj, ai e goditi oficeren e policisë, shkruan „20 Minuten“, transmeton portali Shtegu.

Këmba e majtë e 38-vjeçares është futur mes rrotës së përparme dhe kafazit të timonit. Policja ka rënë në tokë dhe është tërhequr zvarrë më shumë se 15 metra nga vetura, e cila qarkulloi nëpër shesh me një shpejtësi prej gati 40 km/h.

Gjyqtari hapi vendimin dhe shpalli fajtor 21-vjeçarin për tentativë vrasje dhe kanosje të shumëfishtë me jetë. I akuzuari duhet të shkojë në burg për 14 vjet dhe të paguajë një gjobë prej 1 200 frangash. Ai gjithashtu duhet t’i nënshtrohet trajtimit ambulator.