PD Dr. med. Florim Cuculi me apel: Vaksinohu edhe ti

110 Lexime

Në një postim të tij në profilin e vet në Facebook, kardologu i njohur shqiptar nga Zvicra, PD Dr. med. Florim Cuculi ka dhënë një lajm të mirë. Ai ka shkruar në lidhje me vaksinën e re të „Swissmedic“, e cila sipas tij është më se e nevojshme për të tejkaluar krizën e koronavirusit, informon Shtegu.com. Ja edhe postimi i tij i plotë:

Swissmedic e aprovon vaksinën e Pfizer/Biontech si vendi i parë në Europë. Urime për këtë lajm të mirë, urime për guximin.

Vaksinimi është rruga e vetme drejt kthimit të jetës normale. Mos u besoni propagandistëve dhe sharlatanave, besoni shkencën! Vaksina është e testuar në mijëra njerëz, Amerika dhe Britania kanë filluar vaksinimin! Me vaksinimin mbrojmë veten por edhe familjarët tanë, sidomos të moshuarit.

Unë do vaksinohem, vaksinohu edhe ti! ❤️