P.rdhi para policëve, austriaku gjobitet me 500 euro
Policisë së Vjenës i ka ardhur deri në maje të hundës. Për shkak se një person ka lëshuar gazra para zyrtarëve policorë, ai tani duhet të paguajë një gjobë prej 500 eurosh. Fajtori thuhet se ka vepruar „me qëllim“
T`i lëshosh gazrat në prani të një oficeri policie, në Austri mund të kushtojë shumë shtrenjtë. Një qytetar i Vjenës e ka provuar këtë dhimbshëm mbi barrën e tij.
Siç shihet nga një urdhër gjyqësor, personi duhet të paguajë gjobë prej 500 eurosh. Konkretisht, bëhet fjalë për „shkelje të mirësjelljes dhe shkaktim të zhurmës“, raporton „Oe24“, informon Shtegu.com. Fotoja e gjobës në fjalë është bërë virale në internet dhe po përhapet me të madhe.
„Ju e keni shkelur Ligjin e mirësjelljes publike, duke lëshuar me zë të lartë një kundërmim të zorrëve para oficerëve të policisë“, thuhet në letër.
Policia e Vjenës tani po i reziston akuzës se ka reaguar në mënyrë të tepruar. „Natyrisht se askush nuk do të gjobitet nëse padashje dikujt i shpëton ndonjë“, shkruajnë zyrtarët policorë në Tëitter, informon Shtegu.com.
Megjithatë, personi i gjobitur kishte vepruar „në mënyrë provokuese dhe jo kooperative“ gjatë gjithë aktit zyrtar.
„Ai u ngrit paksa nga pankina e parkut, shikoi zyrtarët dhe me sa duket qëllimisht lëshoi një kundërmim masiv të zorrëve në afërsi të zyrtarëve policorë. Dhe kolegët nuk kanë qenë të gatshëm ta durojnë atë”, sqaron policia austriake.