Nuk ka çmim që i ndalë shqiptarët, kalon Eurotunelin për 9.000 euro

47 Lexime

Përpos kontrolleve të rreptë francezë në Calais të Francës, një shqiptar ka arritur që të arratiset për në Angli përmes Eurotunelit. Arratisja e tij dëshmon: Sa më kontrolle të ashpër, aq më i suksesshëm afarizmi i trafikantëve.

 

 

Njëzetedyvjeçari nga Shkodra, Kujtimi ka arritur që të arratiset për në Angli përmes Eurotunelit, duke mahnitur francezët të cilët kishin vendosur kontrolle të rreptë në kufirin anglo-francez, në Calais.

 

 

Ngjarja kishte ndodhur më 8 gusht të këtij viti, kur Kujtimi me dhjetëra migrantë të tjerë kanë qenë duke ecur nëpër një arë të mbjellur me misër, në afërsi të Calais, në veri të Francës. Grupi ka qenë i përbërë nga sudanezët, eritreasit dhe shqiptarët. Ishte ora 21.00 dhe dilelli po perëndonte. Miskonjat i kishin pushtuar trupat e refugjatëve, por për momentin, kjo ishte shumë pak e rëndësishme. Qëllimi i tyre ishte hyrja në Eurotunel, në një largësi ajrore prej rreth dy kilometrash. Ata dëshironin që të ngjiteshin mbi barrierat, e më pas të prejnë mbulesat e kamionëve dhe të fshihen në ta.

 

 

Por, kjo gjë u shkon përdore vetëm disave prej tyre, pasi qeveria franceze, me ndihmën financiare të anglezëve e ka ashpërsuar kalimin e Eurotunelit për migrantët, duke e shpallur zonë me rrezikshmëri të lartë. Asaj nate, Kujtimi me shokët ishte hetuar dhe ndjekur tre herë nga elita speciale franceze. përndjekje që i ngjan absolutisht një loje si të maces e miut, ndërsa e gjitha kjo përfundoi pozitivisht për Kujtimin aty rreth orës 01.00 të mëngjesit. Më 7 shtator, Kujtimi me krenari e tregon vendndodhjen e tij përmes WatsApp, ai kishte arritur në Angli. Por, vallë si ia ka dalë të arrijë në Angli: „Vetëm përmes trafikantëve“, deklaron ai për „Die Welt“, transmeton „Shtegu.com“. Është një histori e trafikimit shumë profesional, një trafikim me të cilin shumë shpejt mund të fitohen miliona euro. Pas tre ditëve të kaluara në Calais, Kujitimi dhe miqtë e tij, nga një shqiptar tjetër kishin marrë premtime se për një ditë do t`i dërgojë në Londër.

 
Kujitimi kishte pranuar edhe përpos çmimit të llahtarshëm: Nëntë mijë euro për një person, për vetëm 50 kilometra qesharake në linjë ajrore. Mbrëmjen e ditës së njëjtë, ata ishin marrë nga një veturë dhe ishin dërguar në qytezën Dünkirchen, e cila sjhtrihet vetëm rreth 40 kilometra larg Calais dhe është një vend i përshtatshëm si qendër e arratisjes së refugjatëve. Aty, ata hipin në një tjetër veturë dhe dërgohen në një fabrikë të lënë pasdore, ku i pret një kamion. Kujtimi dhe disa shqiptarë të tjerë hipin në kamion, vlera njerëzore të cilin ai e transporton, arrinë shumën prej më tepër se 100.000 euro. Një afarizëm marramendës për trafikantët.

 

 

Më pas gjithçka kaloi shumë shpejt, kamioni zbarkohet në tren, ndërsa udhëtimi nëpër Eurotunel zgjatë vetëm 38 minuta. Kujtimi asnjëherë nuk do ta harrojë këtë udhëtim: „E dija se tani për mua fillon një jetë e re“. Në Angli, ata priten nga disa vetura tjetra e më pas ato i shpërndajnë nëpër vende të caktuara. Stacioni i fundit ka qenë një kafene ku u festua duke ngritur dolli.

 

 

Afarizmi milionësh i trafikantëve është duke ecur mirë, pasi shqiptarët nuk kanë gjasa të mëdha për të udhëtuar në Britani të Madhe. Në vazhdim të artikullit, gazeta në fjalë shkruan gjerësisht për dëshirën e Kujitmit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Ai dëshiron të fitojë pak të holla dhe të kthehet sërish në Shqipëri: „Shqiptarët e duan Shqipërinë“, përfundon Kujtimi.