Nuk i mbijetoi koronavirusit, në moshën 46-vjeçare ndërron jetë aktori Luran Ahmeti
Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë informuar se ka ndërruar jetë Luran Ahmeti, aktori me renome ndërkombëtare. Ai ka qenë i shtrirë për disa ditë në Klinikën Infektive në Shkup, shkaku i koronavirusit.
Aktori nga Tetova ka qenë pjesë e shumë shfaqeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke. Përpos kësaj, ai për shumë vite ka qenë edhe pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup, informon Shtegu.com.
Përndryshe, Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar Xhabir Ahmeti.
Redaksia e Shtegu.com u shpreh ngushëllime të sinçerta familjarëve dhe të afërmve.