NJOFTIM PËR PRINDËRIT SHQIPTARË NË ZVICËR
19:55:44 2017-11-05
MËSIMIT PLOTËSUES NË GJUHËN AMTARE
🇦🇱SHKOLLA SHQIPE NË ZVICËR🇨🇭
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Zvicër (LAPSh) organizon dhe udhëheq mësimin plotësues në gjuhën shqipe për të gjithë nxënësit shqiptarë në Zvicër, pa marrë parasysh se prej nga vijnë ata.
LAPSh është institucioni i vetëm i njohur zyrtarisht nga shteti zviceran (në vitin 1995), për mbajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër.
Mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër ka filluar të mbahet që nga viti 1990.
LAPSh-i bashkëpunon me MASHT të Republikës së Kosovës dhe institucionet e tjera, me institucionet e Republikës së Shqipërisë, me institucionet arsimore zvicerane dhe me institucionet e tjera përkatëse.
Çfarë është mësimi plotësues në gjuhën shqipe?
Mësimi plotësues në gjuhën shqipe i përkrah aftësitë gjuhësore dhe ndërkulturore të nxënësve. Në këtë mësim fëmijët dhe të rinjtë dygjuhësorë i zgjerojnë dituritë në gjuhën e tyre amtare. Ata marrin këtu njohuri edhe për kulturën e tyre të prejardhjes, p.sh., mbi historinë, gjeografinë, letërsinë dhe traditën.
Dobia e mësimit plotësues në gjuhën shqipe
– Fëmijët dhe të rinjtë i thellojnë njohuritë e tyre në gjuhën shqipe: në të kuptuar dhe në të folur, në të lexuar dhe në të shkruar.
– Kush e zotëron mirë gjuhën e vet amtare, e mëson më lehtë një gjuhë të dytë dhe gjuhët e tjera.
– Zotërimi i mirë i gjuhës shqipe sjell përparësi në fushën profesionale.
– Lehtëson kontaktet me vendin e prejardhjes (arsimim i mëtejshëm, kthim, punë në profesion).
– Mësimi plotësues në gjuhën shqipe e përkrah parimisht suksesin mësimor në shkollën publike, ngase ai e forcon vetëbesimin tek nxënësit dhe i zgjeron njohuritë e tyre për botën.
– Fëmijët e njohin dhe e mësojnë kulturën e prejardhjes së prindërve të tyre dhe mendojnë për situatën e tyre në Zvicër. Kjo i përkrah aftësitë e tyre që të lëvizin mes kulturave të ndryshme dhe të integrohen në shoqëri.
Regjistrimi i fëmijës
Mësimi fillon prej kopshtit parashkollor ose prej klasës së parë apo të dytë të shkollës fillore. Regjistrimi i fëmijëve bëhet nga prindërit tek Këshillat Kantonale të LAPSh-së (shih adresat kontaktuese).
Koha e mësimit
Nxënëset dhe nxënësit e vijojnë mësimin prej 2 deri 4 orë në javë. Mësimi zhvillohet pjesërisht në kohën e mësimit të rregullt të shkollës publike, por në të shumtën e herëve në vazhdim të përfundimit të mësimit të rregullt ose të shtunën.
Vendi i mësimit
Mësimi plotësues në gjuhën shqipe zhvillohet në lokalet e shkollës publike dhe atë, sipas mundësive sa më afër vendbanimit të fëmijëve.
Nota në dëftesën e shkollës fillore
Mësuesi/ja i/e mësimit plotësues i vlerëson sukseset dhe përparimet mësimore të nxënësve në mësimin plotësues me një notë nga 1-6 dhe pastaj e shënon atë në dëftesë. Mësuesi/ja zviceran/e i/e klasës së rregullt e shënon pastaj këtë notë në dëftesën e shkollës fillore. Vendet e prejardhjes së nxënësve e njohin në mënyrë zyrtare vijimin e mësimit plotësues.
Adresat kontaktuese:
Kanton Geneve: Gëzim Ilazi
Tel. 076 349 42 25 e-mail:gzimilazi12@gmail.com
Kanton Vaud: Merita Azemi,
Tel. 079 894 30 42 e-mail:meritaazemi@hotmail.com
Kanton Jura: Naser Ramabaja
Tel. 078 90 26358; e-mail:naser_ramabaja@outlook.com
Kanton Bern: Veton Dizdari,
Tel. 076 404 91 67; e-mail:veton.dizdari@hotmail.com
Kanton Solothurn: Arbresha Ibrahimi,
Tel.076 222 31 05; e-mail:arbresha.ibraimi@gmail.com
Kanton Aargau: Riza Demaj,
Tel.078 647 92 25; e-mail:beratungen@bluewin.ch
Kanton Zürich: Naser Ulaj,
Tel.076 566 63 48; E-Mail: nulaj@swissonline.ch
Lajmërimi online:vsa.zh.ch/hsk/anmeldung
Kanton Schwyz: Ilir Aliu,
Tel. 079 410 23 77; e-mail:hatras-aliji@hotmail.com
Kanton Basel: Safet Sadiku,
Tel. 078 718 41 72; e-mail:safet@eblcom.ch
Kanton Schaffhausen: Sadije Nuhiu,
Tel. 078 75 162 54; e-mail:sch.lapsh@yahoo.de
Kanton Thurgau: Nexhat Hyseni,
Tel. 078 788 91 26; e-mail:nexhat.66@hotmail.com
Kanton St. Gallen: Vaxhid Sejdiu,
Tel. 076 321 26 94; vaxhid_sejdiu@hotmail.com
Kanton Glarus: Avdil Asani,
Tel. 079 343 84 21 e-mail:avdilasani1@hotmail.com
Për të dhëna të tjera të përgjithshme mund të kontaktoni sekretarin e LAPSh-së, Abas Fejzullahi, tel. 078 718 76 45;
e-mail: abas_fejzullahi@hotmail.com, ose
kryetarin e LAPSh-së, Nexhat Maloku, tel. 076 569 20 80;
e-mail:info@lapsh.ch; www.lapsh.ch
Prindërit mund të kërkojnë, nëse është e nevojshme, tek mësuesi/ja zviceran/e një fletëparaqitje për regjistrim ose të drejtohen drejtpërdrejt tek përgjegjësi/ja, që bashkërendon mësimin plotësues ose shtypni aneksin më poshtë🇦🇱🇨🇭
https://vsa.zh.ch/internet/bildungsdirektion/vsa/de/schulbetrieb_und_unterricht/faecher/sprache/heimatliche_sprache_kultur_hsk/anmeldung_fuer_hsk-kurse.html