Një shtetas kosovar lëndohet rëndë gjatë një aksidenti në Austri
Më 30 qershor 2024, rreth orës 20:30, ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën A10 Tauern
Një shtetas kosovar i moshës 48-vjeçare po lëvizte me veturën e tij nga Sllovenia në drejtim të Gjermanisë. Duke u nisur drejt veriut, vozitësi rrëshqiti në afërsi të Komunës St. Michael, goditi parmakun dhe ndaloi përgjatë rrugës.
Gjatë kësaj, parmaku u copëtua. Në momentin e aksidentit ka pasur reshje të dendura shiu dhe drejtuesi i mjetit ka raportuar për aquaplaning, transmeton portali Shtegu.
Kosovari ka qenë duke udhëtuar i vetëm, nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë dhe nga Kryqi i Kuq austriak është dërguar në spitalin Tamsweg.
Testi i alkoolit rezultoi negativ (0.0 promilje). Tauern autostrafa në drejtim të Salzburgut u desh të mbyllej për rreth 1 orë për të regjistruar aksidentin. Në drejtim të Salzburgut u krijua një kolonë e gjatë para tunelit Katschberg.