Në Zvicër dridhet toka
Të mërkurën në mëngjes, në rajonin e Neuchâtelit në Zvicër është ndier një tërmet. Një dridhje me një madhësi prej 2.4 ballësh të shkallës Rihter, u mat në 10:30 të mëngjesit, informon Shtegu. Sipas portaleve të Rreziqeve Natyrore të Konfederatës, ajo u ndje nga disa banorë. Me këtë intensitet, nuk duhet pritur për dëme eventuale. Një dridhje e parë prej 2.1 ballësh u raportua në ora 09:24 të mëngjesit në Saint-Imier, raporton Shërbimi Sizmologjik Zviceran.