Në Zvicër arrestohet një shtetas i Maqedonisë me katër kilogramë kokainë

95 Lexime

Është një nga zbulimet më të mëdha të drogës në Kantonin Aargau të Zvicrës në vitet e fundit: katër kilogramë kokainë që ishte fshehur në një ballkon në Hunzenschëil. Sipas hulumtimeve të „Blick“, është arrestuar Edin T. (22). Atij i janë sekuestruar edhe një armë, 130 000 franga dhe dy vetura

Një zbulim vërtetë i madh i drogës! Për muaj me radhë, zyra e prokurorit publik Lenzburg-Aarau dhe policia e kantonit hetoi një kontrabandist të dyshuar të madh nga rajoni. Dyshimi: tregti e kualifikuar e narkotikëve. Në fund të javës së kaluar pasoi intervenimi: Bastisje shtëpish në Buchs AG, Dintikon AG dhe Hunzenschëil AG.

Me këtë rast është arrestuar një i ri. Sipas zyrës së prokurorit publik, „është konfiskuar një sasi kokaine me një peshë prej 3,998 kilogramë“ – një nga zbulimet më të mëdha të drogës në kanton në vitet e fundit.

Sa i përket të arrestuarit, bëhet fjalë për Edin T. (22). Shtetas zviceran me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, i cili deri në arrestimin e tij jetonte në një apartament në Hunzenschëil – së bashku me të dashurën e tij.

Një mik i ngushtë i Edin T. e di se i akuzuari nuk u arrestua në shtëpi – por „në publik“. Edhe e dashura e tij u mor nga policia, informon Shtegu.com. Ajo u lejua të shkonte përsëri në shtëpi.

Të dy qentë e zbulimit të narkotikëve të policisë së kantonit Askan dhe Irex, gjetën atë që kërkonin në adresën e banimit. Ata nuhatën kokainën në një shtëpizë kopshti në ballkonin e Edin T. – ajo ishte e fshehur në një qese Chicorée. Vlera e shitjes së narkotikëve të konfiskuar: rreth gjysmë milioni franga.

Askush nga rrethi i Edin T. nuk ka ditur gjë për drogën. As e dashura e tij, e cila ka qenë me të për katër vjet. Përveç narkotikëve, te Edin T. „gjithashtu janë konfiskuar edhe dy vetura luksoze të financuara me sa duket me para droge“, pohon prokurori publik, transmeton Shtegu.com. Një e njohur i Edin T. thotë se bëhet fjalë përt një Mercedes AMG dhe një Range Rover, të cilin ai „mund ta përballojë me pagat e tij nga puna e tregtisë“.

Sipas zyrës së prokurorit publik, është sekiestruar edhe „një armë zjarri dhe para në shumë prej 130 000 frangash“ nga banesa e Edin T. E njohura nuk mund të thotë asgjë për këtë. Por ajo pohon: Shoqja nuk dinte asgjë as për armën dhe as për paratë.

Një gjë është e sigurt: Procedimet penale tani janë duke u zhvilluar kundër Edin T. për shkelje të shumta të kualifikuara të Ligjit të narkotikëve, pastrim parash dhe vepra penale kundër Ligjit të armëve. Gjykata e masave të detyrueshme ka miratuar që atëherë kërkesën e prokurorisë dhe ka urdhëruar tre muaj paraburgim për momentin.