Në Lucern arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut
Në një aksion të koordinuar të policisë së Lucernit në një klub privat në qytet, ajo ka konfiskuar aparate të lojërave të fatiti dhe paratë e dyshuara për të luajtur
Javën e kaluar, policia e Lucernit ka realizuar një kontroll në një klub privat pas orës 05.00 të mëngjesit të së shtunës. Me këtë rast, u vërtetua dyshimi se në këto hapësira gjenden aparate ilegale të lojërave të fatit. Disa aparate, automate dhe mbi 15,000 franga të parave të pretenduara për lojëra u konfiskuan. Gjithsej janë kontrolluar 22 persona.
Gjatë kontrollit të lokalit, policia ka konfiskuar edhe lëndë narkotike (marihuanë) dhe armë. Menaxhuesi i klubit privat, një person 35-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, u arrestua përkohësisht, transmeton Shtegu.com.
Policia e Lucernit kreu aksionin e koordinuar së bashku me komisionin ndërkantonal për lojëra të fatit (Comlot). Hetimet do të udhëhiqen nga Prokuroria Publike e Lucernit