Në Kosovë votohet Qeveria „Kurti 2“
Deputetët e Kosovës kanë votuar për Qeverinë e re të Kosovës me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, shkruajnë mediat lokale.
Kjo qeveri do të udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Nga 15 ministra, 8 janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nga 15 ministra, 1/3, pra 5 janë gra. Në kabinetin qeverisës të Kurtit më 18 anëtarë janë 6 gra e nga tre zv.kryeministra dy janë gra.