Në Bernë u anuluan treqind dasma gjatë masave të koronavirusit

48 Lexime

Gjatë kufizimeve të periudhës së koronavirusit, në Kantonin e Bernës janë anuluar mbi 300 kurorëzime zyrtare, të cilat u prolongun për më vonë. Nga ana tjetër, u organizuan më tepër martesa urgjente dhe njohje të atësisë së fëmijëve

Pranvera, sidomos muaji maj është koha më e njohur për dasma në Bernë të Zvicrës. Por për shkak të koronavirusit, më shumë se 300 dasma është dashur të anulohen.

Kjo del nga një përmbledhje e Drejtorisë së sigurisë kantonale të publikuar të premten, shkruajnë mediat zvicerane. Me gjithë kufizimet, disa çifte kanë dashur të martohen para se t`u lindte fëmija i tyre, informon Shtegu.com. Përveç kësaj, shumë baballarë të fëmijëve jashtëmartesorë kanë shprehë dëshirë që menjëherë të njohin atësinë e fëmijëve të tyre, në këtë kohë të pasigurt.

Numri mbi mesataren i martesave emergjente në shtratin e të sëmurve, ishte një sfidë emocionale për ofiçarët e gjendjes civile sepse ndonjëri prej bashkëshortëve ishte në rrezik akut për jetën. Publikimi i përmbledhjes nuk tregon se sa i madh ka qenë ky numër.

Mbi 300 çifte shtynë e kanë prolonguar për më vonë dasmën e tyre. Që nga dy qershori, nëpër dasma sërish kanëmundur të marrin pjesë krushq. Dasmat mëtë mëdha janë të mundura që nga gjashtë qershori. Prej atëherë, Këshilli Federal lejoi manifestime private dhe publike për deri në 300 persona.

Edhe për shërbimin e migracionit kantonal ka pasur shumë punë për t`u bërë. Për shkak se shumë persona kishin ngecur në të dy anët e kufirit, në disa ditë ka pasuri dy herë më shumë thirrje se sa zakonisht. Shërbimi kontrolloi gjithashtu një numër jashtëzakonisht të madh aplikimesh për leje speciale për të hyrë në vend.

Gjithashtu janë parashtruar një numër i madh i kërkesave për vazhdimin e vizave. E gjithë kjo, për shkak se një dalje ose tranzit nëpër vende të ndryshme, për të shkuar në vendet e tyre ishte bërë e pamundur gjatë masave rtë ndërmarra.