Në Bavari infektohen 174 ndihmës në korrje

64 Lexime

Së paku 174 punëtorë të korrjeve janë infektuar me koronavirus në një fermë në Mamming të Bavarisë. Një informatë e tillë, të dielën në mëngjes vjen nga transmetuesi i Antenne Bayern, duke përmendur autoritetet në rrethin Dingolfing-Landau, informon Shtegu.com. E gjithë ndërmarrja, në të cilën më parë ishte kryer një ekzaminim, ishte në karantinë dhe tani po monitorohet nga një shërbim i sigurisë.