Ministri zviceran i kënaqur me vizitën e Bujar Osmanit dhe marrëdhëniet midis dy vendeve

63 Lexime

Lidhur me vizitën e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanit në Zvicër, enkas për Shtegu.com është prononcuar edhe ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis. Në mesazhin e tij ai shkruan se takimi me Bujar Osmanin ishte një kënaqësi e madhe për të, me ç`rast janë shkëmbyer mendime reciproke në marrëdhëniet midis dy vendeve. Mëtutje, ministri Ignazio Cassis ka shprehur dëshirën e tij që edhe ai ndonjëherë ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.