Ministri i Brendshëm austriak dërgon 10 policë në Preshevë
Shenja të para pas konferencës premtuese ministrore në Vjenë: Përderisa në luftën kundër migrimit të paligjshëm, në Vjenë është vendosur një platformë, ministri i Brendshëm Karl Nehammer (ÖVP) e siguroi homologun serb për ndihmë në sigurinë e kufijve me Maqedoninë e Veriut.
“Në Konferencën ministrore në Vjenë në dy ditët e kaluara, ne formuam një aleancë të fortë kundër migrimit të paligjshëm. Unë nuk jam në kontakt të ngushtë vetëm me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor vetëm për shkak të konferencës, por edhe më gjerë. Kjo është arsyeja pse e sigurova ministrin e Brendshëm serb që do ta mbështes në mbrojtjen e kufijve“, shpjegon ministri i Brendshëm Nehammer, informon Shtegu.com.
Në mënyrë të veçantë, nga fillimi i gushtit, gjithsej dhjetë oficerë austriakë specialë të trajnuar në mënyrë të posaçme, do të shërbejnë në pikën kufitare serbo-verimaqedonase në afërsi të Preshevës. Me veet ata do të marrin: Pajisje të gjerë të teknologjisë së lartë, përfshirë kamerat termike të imazhit.
Detyra e policëve austriakë: Ata do të mbështesin oficerët e policisë serbe në mbikëqyrjen e kufijve. Sepse, siç raportohet, Ballkani Perëndimor ka kohë që paralajmëron një valë të re refugjatësh që do të shkojnë drejt kufijve të BE-së.