Mërgimtarët shqiptarë ia mësyejnë Aeroportit të Bazelit
Ngutje dhe nxitim në Euroairportin e Bazelit! Pak para festave të fundvititm shumica e mërgimtarëve duan të shkojnë jashtë vendit. Aeroporti është i stërmbushur
Ka kohë që Euroairporti i Bazelit nuk është dukur kështu: salla e pritjes është e stërmbushur, udhëtarët kalojnë gjatë check-in. Një lexues i „Blick“ ka reaguar: «Askush këtu nuk e mban distancën. Është vështirë për t`u besuar këtyre kushteve”.
Pak para festave të fundvitit, disa mërgimtarë me sa duket do të shkojnë jashtë vendit. Disa udhëtojnë te familja e tyre, të tjerët duan të shkojnë për pushime. Kësaj mbrëmje të së premtes, katër avionë është dashur të fluturojnë për në Prishtinë, dy për në Këln dhe disa për në Shkup, Vjenë, Berlin, Budapest apo Beograd.
Kriza e koronavirusit e ka goditur rëndë Aeroportin në Bazel. Praktikisht, numri i udhëtarëve ra kishte rënë në zero. Tani duket përsëri ndryshe.
Në muajt e fundit, aeroportet e vendit kanë qenë kryesisht bosh. Edhe gjatë pushimeve verore nuk ishin shumë të ngarkuar. Arsyeja për nxitimin para festave mund të jetë heqja e disa vendeve nga lista e karantinës. Për shkak të numrit të lartë të infeksioneve në Zvicër.
Në Zvicër, të premten u shtrënguan masat. Gastronomia është e mbyllur gjatë pushimeve, ashtu si edhe objektet sportive.