Mërgimtarët kosovarë do të priten me ëmbëlsira në aeroport – Maqedonia heshtë

118 Lexime

Bashkatdhetarëve që mbërrijnë do t’u shpërndahen pako të vogla me ëmbëlsira tradicionale (bakllava, tespishte dhe revani). Rinia Demokratike e PDK-së do të organizojë një aktivitet për pritjen e mërgimtarëve që mbërrijnë sot në Kosovë. Ata do të fillojnë këtë aktivitet nga ora 13:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ndërkaq mërgimtarët do të priten me moton “Mirë se vini në vendin tuaj”. Bashkatdhetarëve që mbërrijnë do t’u shpërndahen pako të vogla me ëmbëlsira tradicionale (bakllava, tespishte dhe revani).“Bashkë me to edhe një fletushkë, me të cilat do t’ju sugjerohen 10 vendet më të bukurat turistike të Kosovës, që mund t’i vizitojnë ata gjatë pushimit të tyre në Kosovë”, thuhet në kumtesë të tyre, bëjnë të ditur mediet në Kosovë.
Për dallim nga kosovarët, mërgimtarët nga Maqedonia ende mbeten të anashkaluar nga shteti, pa organizuar ndonjë mikpritje solemne. Lidhur me këtë, „Shtegu.com“ ka zhvilluar një bisedë me bashatdhetarin tonë nga Saraji i Shkupit, Sulejman Islami, me punë të përkohshme në Friburg të Zvicrës, i cili deklaroi: „Do të kishte qenë mirë që edhe ne në Maqedoni të priteshim në të njëjtën mënyrë. Por, tek ne është më ndryshe pasi shpeshëherë mërgimtarët shihen si shpëtimtarë të nëpunësve shtetërorë, duke përfshirë këtu deliktet e imagjinuara në komunikacion. Në Zvicër i përcjellim rregullisht rregullat e komunikacionit dhe të njëjtën gjë e bëjmë edhe në Maqedoni, ndërsa përsëri dënohemi. Automatikisht na pasqyrohet koha e komunizmit dhe frika se asgjë nuk ka ndryshuar nga atëherë. Të shumtën e kohës e humbasim nëpër sportele të ndryshme duke pritur në radhë për të paguar rrymën apo ujin gjatë tërë vitit, për të nxjerrë ndonjë dokument etj.etj. Për dallim nga Kosova, ku shumica e popullatës është shqiptare dhe secili kosovar me gjithë dëshirë investon në vend, tek ne në Maqedoni është pak më ndryshe, popullata është shumë e përzier dhe askush nuk investon me dëshirë në shtet. A nuk është më mirë psh që çdo mërgimtar të jep një lloj tatimi në komunën e tij, në këtë rast, shqiptarët të paguajnë tatim në komuant e Çairit, apo të Sarajit ku shumica janë shqiptarë ? Me siguri se me një aksion të tillë do të përmirësohej imazhi i mërgimtarëve dhe herave tjera do të priteshim në mënyrë më dinjitoze.

Një tjetër këndvështrim na vjen nga sekretari shumëvjeçar sindikal shqiptar nga Gjeneva, Shani Zekolli, i cili pohon:
Çdo gjest mirëseardhjeje për mërgimtarët është për tu përshëndetur. Në këtë drejtim strukturat kompetente në Kosovë po bëjnë protje të adaptuara me dëshirat dhe nevojat e mërgimtarëve dhe posaçërisht të rinjve të cilët kanë nevojë për thurrje miqësissë të reja me moshatarët e tyre në vendilndje si rrumbullakësim krahasues me moshatarët e vendeve tjera evropiane me të cilët kanë kontakte sajë mundësive të tyre për udhëtim dhe shoqërim. Këto organizime bëhen sa në nivel shtetëror aq në nivel komunal ku si pionier i këtyre pritjeve u dallua dhe dalllohet komuna e Therandës (Suharekës) ka mbi 8 vite. Për mërgirmtarët nga Maqedonia hetohet zbrazëti e organizimit të manifestimëve të cilat do mundësonin përzierje të të rinjve nga mërgata me moshatarët-et e tyre në vend. Do më vinte mire edhe mua edhe shoqës sime një pritje në kufi-doganë me një broshurë modeste në gjuhën shqipe, kurse çuni ynë i ri do e përjeton shtetin e origjinës e tij me një vlerë më të shtuar në krahasim me ate që e ka. Aspekti tjetër, është pozicionimi i politikës aktuale në Maqedoni përballë mërgatës shqiptare. Me keqardhje e them se sot në Maqedoni nuk ka asnjë interesim për 75.000 mërgimtarët nga Maqedonia në Zvicër për shembull ku pjesa dërmuese janë shqiptarë. Për ta kuptuar më mirë këtë lënie pas dore mjafton të përkujtohet manipulimi që është bërë gjatë dy zgjedhjeve parlamentare për 3 deputetë nga diaspora. Skandaloze. Pastaj iniciativat për mohim nënshtetsie të mërgimatrëve të cilët nuk arrijnë të dëshmojnë vizitat e tyre në Maqedoni gjatë një kohe të caktuar. Që ka për qëllim zbritjen e përqindjes së shqiptarëve nga Maqedoni në botën e jashtme dhe mos-përfshirjen e tyre në statistikat gjastë regjitrimit. Vlen poashtu të theksohet, gjithnjë në kontekst të forcimit respektivisht të zbritjes së numrit të përbërjes etnike të mërgatës nga Maqedoni, Shkupi zyrtar financon organizatën „Obedineta Makedonska Diaspora“ me 200.000 euro në vit nga buxheti shtetëror (sic). Në agjencionin për mërgatë sot ndër mbi 10 të punësuar vetëm nënkryteati është shqiptar. Të rinjtë shqiptarë nuk kanë as gjasa teorike të participojnë në takimet e rregullta të korrikut që i oragizon ky agjencion shterëror për mërgimtarët gjuha amtare e të cilëve është gjuha maqedone. Ështe dëm i madh se si përfaqësuesit shqiptar në strukturat shtetërore nuk jan të interesuar për lidhje raportesh shkëmbim përvojash me shumë afarist shqiptar të sukseshëm në perendim dhe me çarqe të caktuara perëndimore – ku veprojnë edhe shqiptar nga Maqedonia – të cilat analizojnë tendencat politiko-ekonomike të ardshme dhe të pashmangshme. Kemi të bëjmë me projekte të mëdha sikur turizmi mjeksor ku shtete sikur Kroacia dhe Mali i Zi janë shumë aktive kurse zyrtarët shqiptarë në Maqedoni në vend se të ofrojnë projekte konkurenciale (Mavrova psh) e shofin të udhès të bëjnë damë ekologjike me Radfikën. Kuptohet se regjionët përreth e duartrokisin këtë vetëpërjashtim nga gara për artaktivitet. Këto dhe shumë tjera bëjnë që mërgimtarët dhe sidomos gjenratat e reja të sukseshme të ndjehen të përbuzur konkretisht kur dëgjohen fjalë të mëdha me kombtarizëm por në kundërshtim diagonal më veprat në Maqedoni. Rinia e sodit, e rritur dhe e zhvilluar në tjetër mënyre e të menduarit do e pret me kënaqèsi një indiankë ose tollumbë, por edhe ndonjë akullore në këtë vapë të madhe, në aeroport ose doganë. Dhe e konsumon aty per aty. Por është shumë shumë më hollë lidhur me qasjet përmbajtësore: ate të krijimit të rrjetit konkurrencial të gjeneratës së tyre. Ate që e konsideron përmbajtësore ose jo në vendin ku eshte rritë, shkolluar dhe zhvilluar dijnë ta vlerësojnë edhe në vendin e origjinës, cili do qoftë. Sepse viti i ka 365 ditë dhe kërkohet përkushtim i pandërprerë. Mërgata shqiptare nga Maqedonia, të rinjtë posaqërisht, ka potencial të madhë për ndërtim urash lidhëse, ekonomike dhe kulturore, me moshatarët e tyre. Por jo me qasje të stër-folklorizuar. Për këtë duhen njerëz në politik-bëjre në Maqedoni të cilët do dijnë t`ia gjejnë vendin edhe folklorit por edhe të e ngritin seriozitetin kreativ shqiptar në nivelin e merituar. Edhe pitja, edhe flija, edhe kënga e vallja janë të mira, janë pjesë e kulturës por…çka pastaj ?
PS. Cili është roli dhe qellimi i dërgimit masovik të imamëve nga maqedoni në qendrat kulturore islamike në perendim ? Cilat qarqe poltike në Maqedoni, i orkestrojnë këto defigurime. Flm për indijankën në kufi por…në imazh të shprehjes së vjetër „Oj Nanë shumë po t’du, por kur po m’kujtohet Daja edhe ti po m’del prej huji“.