Më pak vdekje nga Covid sesa pritej, ndërmarrësit mbesin me arkivole të përgatitur
Në fillim të pandemisë së koronavirusit, shumë ndërmarrës nuk e dinin se si do të ndikonte virusi në Zvicër. Si masë paraprake, shumica u pajisëm me arkivole, në të cilët ata tani janë ulur
Në fillim të krizës së koronavirusit, për askënd nuk ishte e qartë se çfarë pasojash do të kishte pandemia në Zvicër. Përderisa virusi kishte shkaktuar mijëra vdekje në Itali, ndërmarrësit e varrimit në Zvicër po përgatiteshin gjithashtu për një valë të mundshme vdekjesh. „Jo vetëm se duhej ballafaquar me materialin në këtë kohë të vështirë“, i tha Televizionit SRF ndërmarrësi Kurt Dänzer nga ndihma për pikëllim „Hasler“. Ndërmarrja e varrimit në Düdingen FR tani është e mbushur: 100, në vend të 60 arkivoleve tani janë grumbulluar aty.
Edhe depoja e „Huguenin Bestattungen“ është gjithashtu e stërmbushur. Në muajin prill, „20 Minuten“ raportoi se kompania po përgatitej për pandeminë me 400 arkivole të porositur. „Kjo është shumë e pazakontë, ne zakonisht kemi vetëm 40 arkivole në depo“, tha drejtori menaxhues Kevin Huguenin në një intervistë, informon Shtegu.com.
Të heqësh qafe ndonjë prej tyre, disi është pothuajse e pamundur, sipas drejtorit të ndërmarrjes dhe prodhuesit të arkivoleve „Beni Hochuli“. „Për t’i sistematizuar ata, është e nevojshme një palestër e tërë“, thotë Huguenin.
Industria zvicerane e arkivolëve iu përgjigj kërkesës së lartë dhe ka rritur prodhimin në muajt e fundit: Që nga marsi, gati dyfish më shumë arkivole janë prodhuar se sa më parë. „Në fillim të krizës, edhe unë ndjeva kërkesën e madhe“, thotë Hochuli. Ai beson se disa kompani blenë qindra arkivole si një reagim paniku: „Edhe atëherë unë i gjeta këto blerje paksa të ekzagjeruara“, tha ndërmarrësi.
Por Hochuli gjithashtu kishte rritur vëllimin, edhe pse vetëm minimalisht. „Unë kam avantazhin se në raste urgjente mund të prodhoja edhe personalisht arkivole“. Sidoqoftë, pandemia nuk pati ndonjë ndikim të madh në biznesin e tij: “Në përgjithësi, unë kam pasur vetëm dy raste të koronavirusit. Sinqerisht nuk prisja më shumë“, thotë ndërmarrësi.
Janë pyetur edhe ndërmarrës të tjerë në Kantonin e Bernës. Shumica për „20 Minuten“ kanë deklaruar se rezerva e tyre e arkivolëve kishte mbetur e njëjtë dhe ata kanë shpresuar që virusi të largohej së shpejti. „Ndërmarrësit seriozë të funeraleve nuk përfshihen në spekulime të tilla“, thotë një kompani për gazetën. Fakti është se numri i rasteve dhe vdekjeve po bie. Për ndërmarrësit, normaliteti duhet të kthehet së shpejti.