Maqedonasi e paguan rrugën e kthimit sikur me helikopter

48 Lexime

16:18:32                2017-10-31

 

 

 

 

Mëngjesin e së hënës, rreth orës 08.00, në autostradën A3, në pushimoren Hammerbach, policia gjermane ka kontrolluar një veturë të llojit Audi A6 me autotarga gjermane. Bashkudhëtari i saj, një shtetas 26-vjeçar maqedonas ka qenë i kërkuar me fletarrest nga Prokuroria e Berlinit, shkruajnë mediet gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Por, ai ka paguar borxhin e mëparshëm në një shumë prej 1.252 eurosh, kështu që ka mundur ta vazhdojë rrugën e kthimit për në vendlindje.