Libri i poetit nga Nikushtaku mbresëlënës tek gjermanët

43 Lexime

08:12:55       2015-12-23

 

 

Poeti shqiptar me rrënjë nga Nikushtaku i Kumanovës, Selajdin Gashi (i lindur 1962), ka vazhduar me botimin e veprave të tij letrare. Pas dy poezive të suksesshme, kësaj radhe ka botuar një libër në prozë, i pari i këtij lloji nga një autor shqiptar në gjuhën gjermane. Selajdini është rritur dhe shkolluar në Kosovë, ndërsa në vitin 1984 shkoi në Köln të Gjermanisë për të studiuar germanistikën, filozofinë dhe anglistikën. Në vitin 1989 ai fitoi përvojë në psikozë dhe psikiatri. Aktualisht, ai është përkthyes për gjykatat gjermane dhe institucionet tjera.

 

 

Në vazhdim po japim mbresat e lexuesve gjermanë të cilët janë mahnitur nga përmbajta e librit:

 

 

Recensioni nga Sibylle Prins, Bielefeld:
“Gradualisht përbihesha duke lexuar këtë libër, e lexova atë në një pasdite të së shtunës dhe të dielën në mëngjes pa pushim…. E ndërthurur në tregimin e rrëfyer – që unë do ta konsideroja më tepër si një roman autobiografik se sa një raport të pastër përvoje – janë një (ose në të vërtetë dy) histori dashurie si dhe reflektimi i autorit me kohën kur kishte lënë atdheun e tij. (Libri) ka një gjuhë të përditshme, të kuptueshme… Pas leximit jam e sigurt se do ta lexoj përsëri këtë libër, gjë që më ndodh rrallë. Shpresoj se nga ky autor ka më shumë libra, ose do të ketë në të ardhmen.”
Recensioni nga Andreas Manteufel, Bon: (http://systemagazin.com/schlaflos-mit-kleopatra/)
“Se një libër është veçanërisht i mirë, ju tregon fakti se kur filloni ta lexoni e keni të vështirë ta lëshoni nga duart. „I pagjumë me Kleopatrën“ e krijon këtë kurreshtje që të ‘detyron’ të vazhdosh leximin të mëtejshëm që nga faqja e parë… Eshtë një kombinim i talentit letrar në njërën anë dhe përvojës personale në anën tjetër, që e bën të veçant këtë libër. Për ta lexuar „I pagjumë me Kleopatrën“ ju duhet vetëm një fundjavë. Unë e rekomandoj ngrohtësisht.”
Një recension tjetër nga Peter Manndorff, Berlin:
„E kam lexuar librin në pushimet e verës. Ua rekomandoj lexuesve këtë punë debutuese dhe që ta përcjellin zhvillimin këtij autori. Si njeri me përvojë psikozash kisha mundësisnë të identifikohem në shumë vende me tregimin.“

 

 

„Schlaflos mit Kleopatra“ (I pagjumë me Kleopatran) është roman i parë i shkruar dhe botuar në gjuhën gjermane nga një autor shqiptar. Libri është botuar nga shtëpia botuese gjermane „Paranus.“ (“Schlaflos mit Kleopatra“, ISBN 978-3-940636-34-8, Paranus Verlag, Neumünster 2015, 176 Seiten, kart. Preis 14,95 EUR) -. Së shpjeti. libri pritet të shohë dritë edhe në gjuhën shqipe.