Lëndohet rëndë një shqiptar 20-vjeçar në Austri

52 Lexime

20:02:24              2017-10-05

 

 

 

Gjatë një aksidenti që është shkaktuar në Komunën Inzersdorf-Getzersdorf të Austrisë, në një udhëkryq, gjatë të enjtes janë përplasur dy vetura.

Pak pas orës 13.00, dy veturat janë përplasur në udhëkryq aq shumë sa që kanë dalë nga aksi rrugor dhe janë rrokullisur jashtë saj në një fushë në afërsi, shkruajnë mediet austriake, përcjellë „Shtegu.com“. Njëri nga vozitësit, një shqiptar 20-vjeçar është lënduar aq rëndë sa që është dashur të transportohet me helikopter në spitalin në St. Polten. Paraprakisht, ekipet e shpëtimit është dashur ta shpëtojnë me mjetet e tyre, duke dyshuar se lëndimet mund të kenë qenë më të rënda.
Vozitësi i dytë, aksidentin e ka kaluar pa ndonjë lëndim serioz. Se si ka ardhur deri te aksidenti, mbetet çështje e hetimeve që janë duke vijuar.