Kush do të zëvendësojë Blaterin?

Date:

Skandalet e korrupsionit dhe dorëheqja e paparalajmëruar e Sep Blatter nga posti i presidentit të FIFA-s, u ka hapur rrugën hamendësimeve të shumta për pasardhësin e zviceranit, i cili duhet të jetë personalitet me dorë të hekurt, në mënyrë që të rimëkëmbë imazhin e FIFA-s. Për të mësuar këtë emër duhen edhe pak muaj, pasi kongresi i jashtëzakonshëm pritet të zhvillohet mes muajit dhjetor të këtij viti dhe marsit të vitit të ardhshëm.

I pari në listën e pretendentëve qëndron Ali bin Al Hussein, princi arab i cili menjëherë pas largimit të Blatter, ka shprehur gadishmërinë për t’u rikthyer në një garë, tashmë, sipas tij, jo të korruptuar. Një tjetër emër i madh është ai i Michel Platini-së, kundërshtari më i madh i Blatter-it në këto vitet e fundit. Ende nuk dihet nëse francezi do të vazhdojë detyrën e tij si president i UEFA-s, apo do të jetë sërish një nga mbështetësit kryesorë të princit të Jordanisë. Në listën e kandidatëve të medias është futur edhe Diego Armando Maradona, një tjetër kritik i madh i zviceranit Blatter. Mbështetësi kryesor i argjentinasit është presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, sipas të cilit vetëm një kampion bote si Maradona mund të rikthejë imazhin e humbur të FIFA-s. Nga Amerika e Jugut mund të vijë një tjetër legjendë e futbollit botëror, dhe bëhet fjalë për brazilianin Zico. Për momentin është vetëm një ide, pasi ende nuk është bërë publike asnjë federatë e cila mund ta mbështesë 62-vjeçarin. Një emër i panjohur mes këtyre kandidatëve vjen nga Lindja e Mesme. Mediat botërore shkruajnë se miliarderi koreano-jugor, Chung Mong-Joon, mund të jetë një emër i përshtatshëm për garën e presidentit të FIFA. 63-vjeçari, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s dhe president i federatës së futbollit të vendit të tij, ka garuar në zgjedhjet presidenciale të Koresë së Jugut në vitin 2002.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...