KUJDES: Paralajmërim nga policia zvicerane për bashkatdhetarët që fluturojnë për pushime në vendlindje

Date:

16:05:45                 2019-04-18

 

Para kontrollit të sigurisë në aeroport, nuk duhet përdorur krem ​​duarsh, pasi shumë shpejt mund të bëheni terrorist i dyshuar.

Në fundjavën e ardhshme të Pashkëve, në aeroportin e Cyrihut përsëri pritet një turmë e madhe udhëtarësh. Me këtë rast, spitali i qytetit Triemli paralajmëron kundër përdorimit të kremrave për duar përpara kontrollit të sigurisë, shkruan „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Arsyeja: Shumë produkte të zakonshme të kujdesit personal përdorin glicerinën si një freskues natyral.

„Kjo është e ngjashme me nitroglicerinën që përdoret për prodhim eksplozivi dhe gjatë kontrollit të sigurisë, mund të aktivizojë alarm“, thotë Stephan Lautenschläger, kryemjek i klinikës dermatologjike. Ai ishte i njohur me një rast të një shoqëruese fluturimi, e cila ishte testuar pozitiv për eksploziv, si pjesë e një kontrolli të rastësishëm, për shkak të glicerinës në kremin e saj të dorës.

Në Policinë Kantonale të Cyrihut është konfirmuar se produktet kozmetike mund të shkaktojnë një alarm me glicerinë: „Sidomos kur ndokush sapo ka lyer duart me krem, sistemi i alarmit aktivizohet menjëherë“, thotë zëdhënësi Ralph Hirt, informon Shtegu.com. Gjatë fazave intensive të udhëtimit nga Cyrihu, një alarm i rremë ndodhë deri shtatë herë në ditë.

Megjithatë, sipas Hirt, aeroporti është i pajisur në mënyrë të atillë që të vlerësojë shpejt nëse alarmi është shkaktuar nga kremi i duarve apo diçka tjetër. „Vonesa për këto alarme të rreme është shumë e vogël. Deri më tani asnjë pasagjer nuk e ka humbur ndonjë fluturim“.

Një krem me glicerinë për ta marr me vete, në përgjithësi është e lejuar, për aq kohë sa përmbajtja nuk është më e madhe se 100 mililitra, si për të gjitha lëngjet në bagazhet e dorës. „Megjithatë, ne këshillojmë që të mos përdoret kozmetikë e tillë pak para kontrollit të sigurisë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...